• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËR PULA, PËR ZOGJ, GRATË KANË BËRË…”/ Detaje nga plagosja mes vëllezërve në Lushnje
Home
Aktualitet
Kronikë

“PËR PULA, PËR ZOGJ, GRATË KANË BËRË…”/ Detaje nga plagosja mes vëllezërve në Lushnje

24 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja nga plagosja që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Faik Veliu, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës.

Autori i plagosjes u identifikua shtetasi Sami Veliu, 75-vjeç, vëllai i tij, i cili i kishte bërë pritë dhe e kishte qëlluar tre herë me kallash nga largësia. Burime policore bëjnë me dije se në momentin e parë i plagosuri nuk e ka parë se kush e ka qëlluar, dhe më pas policia ka bërë identifikimin e autorit.

Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërkohë që famjiljet e 5 vëllezërve Veliu janë shumë pranë tyre në fshat. Teksa flasin për Fax Neës, banorë dhe familjarë shprehen të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, edhe pse pranojnë se mes dy vëllezërve ka pasur dhe më herët konflikte, edhe pse askush nuk e mendonte se do të degjeneronin deri në përdorimin e armëve.

Një prej plumbave e ka kapur Faik Veliun në mushkëri, dhe gjendja e tij është mjaft serioze. Arrestimi i autorit u bë në një banesë të braktisur, dhe ka dyshime se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Për pula, për zogj, për asgjë tjetër, gratë me njëra tjetrën kanë pasur potere, kurse ata si vëllezër nuk e di”, shprehet një prej të afërmeve.

“Në mëngjes e morëm vesh lajmin, njerëz të mirë, as sherre asgjë. Ne jemi komshinj, tokën e kemi bashkë. Nuk e di se çfarë e ka shtyrë, janë mirë nga gjendja ekonomike, për pronat nuk i kemi ndjerq që të jenë zënë. Ata janë 5 vëllezër”, shprehet më tej një komshi i tyre.

Çfarë njofton zyrtarisht Policia për dinamikën e plagosjes:

Shtetasi F. V., rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për tu kujdesur për bagëtit e tij dhe është goditur me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.

Autori u largua nga vendgjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël. Pas krehjes së zonës dhe veprimeve hetimore operacionale, Policia bëri të mundur kapjen e autorit bashkë me armën e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kundrejtë vëllait të tij për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” shtetasin Sami Veliu.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Paris, Juventusi mendon sërish për Donarumën
Previous article BUNDESTAGU I DOMINUAR NGA BURRAT/ Gratë jo sa duhet të përfaqësuara

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT