• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUNDESTAGU I DOMINUAR NGA BURRAT/ Gratë jo sa duhet të përfaqësuara
Home
Nderkombetare

BUNDESTAGU I DOMINUAR NGA BURRAT/ Gratë jo sa duhet të përfaqësuara

24 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku është sot: Deputetes konservatore të Parlamentit gjerman që vjen nga Bremeni. Për Elisabeth Motschmann-in, parlamenti gjerman. Bundestag, vazhdon të mbetet çështje burrash. Ajo shpjegon, se “Ata nuk duan gra që kundërshtojnë. Kjo gjë është ngulitur thellë! Gratë që nuk notojnë në rrymën e burrave, gratë që nuk janë servile dhe prej të cilave vijnë të papritura, gratë që nuk janë njësoj si shoku që kanë ngjitur, këto gra nuk e kanë të vështirë”.

Përvoja të tilla kanë pasur edhe gra të tjera në grupet e ndryshme parlamentare politike. Edhe politikania socialdemokrate, Ulla Schmidt është njëra prej tyre. 72 vjeçarja është aktive në politike që prej 30 vitesh. Fillimisht në politikën komunale, më vonë si ministre dhe zëvendëspresidente e Parlamentit gjerman. „Unë u në fillim të karrierës sime politike njëherë u indinjova shumë kur një ditë dikush më tha: „Ti nuk qenke edhe aq e shpifur. Ti edhe mund të ishe martuar, po të mos merreshe me politike.” Në atë kohë njerëzit ende mendonin, se gratë që kërkonin të zinin poste politike, ishin gra të palumtura, që nuk kanë pasur fat me burrat dhe që kërkonin të plotësoheshin diku tjetër, shpjegon ajo më tej.

Infografik Bundestag Frauenanteil ENG

Elisabeth Motschmann kujton, se „në fillim të karrierës sime politike, 30 ose 40 vjet më parë kur ishte puna për të emëruar ose për të gjetur një grua për ndonjë nga postet, si për ato me pagesë ashtu edhe për ato vullnetare, shtroheshin pyetje si: A është e paraqitshme? Unë e kam përjetuar një gjë të tillë.”

Përvoja të tilla nuk janë raste të rralla, thotë studiuesja e shkencave politike, Elke Wiechmann. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen. „Tani këtu është pak a shumë normale të flasësh kështu për gratë, të flasësh kështu me gratë. Për ta mbytur zërin e gruas ose për të bërë komente të caktuara, pa vend.”

Jo vetëm mënyra e sjelljes që do të ishte e ndryshme, thotë ekspertja, por nëse në parlament do të kishte më shumë gra, atëherë edhe diskutimet do të ishin të tjera, edhe vendimet do të ishin ndryshe. „Nëse ato janë për nga numri kaq pak në Parlament, atëherë temat për të cilat interesohen ato nuk futen patjetër në redn dite, që do të thotë se ato nuk diskutohen fare.”

Por edhe për shpërndarjen e posteve të parlamentit apo të qeverisë, diskutohet shumë pak, thotë deputetja socialdemokrate, Ulla Schmidt. Ajo ka qenë ngarkuar me çështjet e barazisë gjinore dhe ka parë se postet e ministrave dhe postet zyrtare është e vështirë të merren nga gratë. „Kemi pasur gra që kanë zënë postet, por vetëm në mënyrë sporadike. Në fund të fundit, nëse një burrë pret të marrë një post, atëherë ai e merr atë. Edhe sot kështu ndodh.”

Aktualisht në parlamentin që pritet të mbyllet, numri i burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Mbetet të shihet si do të rezultojë me zgjedhjet për parlamentin e ri më 26 shtator. Shpresat për një ndryshim thelbësor janë të vakura. Sidoqoftë në garën elektorale ka shumë gra që kandidojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR PULA, PËR ZOGJ, GRATË KANË BËRË..."/ Detaje nga plagosja mes vëllezërve në Lushnje
Previous article SONDAZHI/ Kancelarja Angela Merkel në largim e vlerësuar nga të gjithë

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT