• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËBOHET NGA DREJTËSIA GJYQTARI I SKANDALEVE/ Arsyeja: Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, dhe 4 vrasësit e…
Home
Breaking News

DËBOHET NGA DREJTËSIA GJYQTARI I SKANDALEVE/ Arsyeja: Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, dhe 4 vrasësit e…

11 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë para se Elton Meta të vriste ish bashkëshorten Sabrina Bengaj në Fier, gjyqtari Piro Sota që e kishte liruar nga burgu u përjashtua nga drejtësia për 15 vjet. Sota liroi edhe 3 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt në Ballsh. I hapi derën e burgut anëtarit të ish bandës së Durrësit Sardian Sulejmanit. Liroi para kohë nga burgu nipin e Enver Hoxhës i dënuar për dosjen e drogës ‘Xibraka’, ndihmoi të linte qelinë edhe Fatmir Kajollin, mikun  Fatmir Mediut, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg

Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare vijojnë të prodhojnë tragjedi njerëzore me vendime të dyshimta. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti Elton Meta është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut  Elton Metës, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje. Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.

Paraditen e 9 shtatorit, pra dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici, përjashtoi gjyqtarin e Fierit nga drejtësia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun. Procesi i verifikimit për Piro Soton kishte nisur që në qershor të vitit 2020.

Piro Sota ka vendosur për lirimin e Elton Metën nga burgu në 27 korrik 2021, ndërsa KLGJ-ja ka informuar një ditë më pas, pra në 28 korrik, Komisionin e Vetingun se gjyqtari kishte dhënë dorëheqjen.

Ndryshe nga prokurori Çlirim Sina, i cili nuk është denoncuar më parë për vendimmarrje për të dyshimta, Piro Soto është një personazh i lakuar në sistemin e drejtësisë për vendime skandaloze, ndërsa duket e çuditshme se si ky gjyqtar i ka shpëtuar shkarkimit për vite me radhë.

Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj. Të liruarit janë Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me argumentin se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’. Për 3 të dyshuarit prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ngjarjen e rëndë në Ballash, duke paraqitur pamje filmike dhe dëshmi për dhunën që i shkaktoi më pas vdekjen të ndjerit, por gjyqtari Sota i la jashtë dyerve të burgut.

Pas publikimit të skandalit në media, Gjykata e Fierit u vu në lëvizje, duke rikthyet në burg të akuzuarit për vrasjen e Ferdinand Merkajt.

Në tetor të vitit 2019, Piro Sota, liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë si dhe për dy atentate ndaj kreut të bandës, Lul Berisha, pas përçarjes së bandës. Sota i fali 5 vite burg Sulejmanit, me argumentin se ka babanë vetëm.

Në shtator të vitit 2018, Sota liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për trafik droge, konkretisht për dosjen ‘Xibraka’. Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, por gjyqtari Piro Sota i hapi derën e burgut.

Gjyqtari Piro Sota ka marrë pjesë edhe në lirimin nga burgu të Fatmir Kajollit, mikut të Fatmir Mediu, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve. Fatmir Kajolli nuk bëri më shumë se dy vite burg në Shqipëri falë gjyqtarit Piro Sota. Ky i fundit mori tre vendime duke i ulur vitet i burgut Kajollit deri kur e liroi nga qelia më 19 mars 2018. Sota liroi Kajollin duke e cilësuar të kryer dënimin e tij, pasi sipas tij kishte qëndruar 2 vjet në qeli, kishte përfituar dy vjet nga amnistia, kishte përfituar 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë dhe i llogariti edhe kohën e paraburgimit.

Në vitin 2015, gjyqtari Piro Sota i ka hequr nga lista e personave në kërkim Thoma ose Armand Shkurti, i dënuar me 12 vite burg për “Shfrytëzimi i prostitucioni”. Më parë, Piro Sota i ka njohur Armand Shkurtit njohjen e shlyerjes së dënimit, pa bërë asnjë ditë burg, pasi kishin 10 vite dhe Shkurti nuk ishte kapur nga policia.

Gruaja që filmoi ish- kreun e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale që të jepte jë vendim në favor të saj, ka akuzuar Piro Soton se ka bashkëpunuar me Boçin për t’i mbyllur dosjen. Dhe në fakt, Guximtar Boçi i shpëtoi ndëshkimit falë Gjykatës së Fierit.

Në vitin 2014, Piro Sota u denoncua nga Saimir Tahiri, në atë kohë ish ministër i Brendshëm, për lirim nga burgu të të arrestuarave nga policia për vjedhje. Në qershor të këtij viti, gjyqtari i Fierit, Piro Sota, u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin një personi të arrestuar për armëmbajtje pa leje, në bashkëpunim me prokurorin Erind Rahovica. Duke se vendimi i denoncuar nga ministri Çuçi ishte një vendim rutinë e gjyqtarit Piro Sota.

Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 23 VJEÇAREN NË FIER/ Ja si i shpëtoi burgut autori një vit më parë (DETAJET)
Previous article A RREZIKON TË SHPËRBËHET PD? Gjekmarkaj besnik i Bashës: Do jemi opozita më luftarake e 30 viteve të fundit

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT