• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 23 VJEÇAREN NË FIER/ Ja si i shpëtoi burgut autori një vit më parë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU 23 VJEÇAREN NË FIER/ Ja si i shpëtoi burgut autori një vit më parë (DETAJET)

11 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në drita nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier e pajisi të ndjerën me një urdhër mbrojtje që ka nisur prej datës 14.10.2020 të vitit të kaluar dhe do të përfundonte më datën 14.10.2021. Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës. Vendimin për t’u pajisur me urdhrin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtari Alfred Konomi.

Në dokumentat e siguruar nga Top Channel mësohet se Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti. Në janar, prokurori i çështjes, Çlirim Sina pa pasur pretendim nga familjarët apo i pandehuri, ka kërkuar në gjykatë që Elton Metaj të mos qëndrojë në qelinë e paraburgimit të Fierit, por të shkojë në spitalin e burgut të Zaharisë, për ata që janë me probleme të shëndetit mendor, bazuar mbi një ekspertizë nga mjekë të Institutit Ligjor.

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’. Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta. Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier. Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare. TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI I RRALLË/ Regjisorja shqiptare: Si e mora vesh që kam kancer në...
Previous article DËBOHET NGA DREJTËSIA GJYQTARI I SKANDALEVE/ Arsyeja: Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, dhe 4 vrasësit e...

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT