• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË MALËSINË E MADHE/ Dyshimet për vrasësin e Çelës: U njoh me zonën, pyeti për Pyllin e Gështenjave
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI NË MALËSINË E MADHE/ Dyshimet për vrasësin e Çelës: U njoh me zonën, pyeti për Pyllin e Gështenjave

28 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Hetuesit që po punojnë për zbardhjen e atentatit ndaj Sokol Çelës në Reç të Malësisë së Madhe, kanë siguruar dëshmi për një burrë misterioz me çantë në krahë që ka lëvizur në zonën ditë e fundit. Ai ka pyetur për Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet dy orë larg rrugës së fshatit

10 gëzhoja gjetën hetuesit brenda dhe jashtë makinës së ish policit Sokol Çela që u vra mesnatën e shkuar 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç të Malësisë së Madhe. Në trup 59-vjecari, një ish i dënuar për vrasje aksidentale të kolegut në vitet 1989, kishte marrë 4 plumba, një prej tyre në zemër. Ekspertët akoma nuk e besojnë se si shpëtoi bashkëshortja e tij Bardha e cila ishte ulur në sediljen e parë të furistradës me targa angleze. Ndenjësja ishte shpuar me dy plumba. Gruaja u tha policëve pas ngjarjes se ishte ulur poshtë në makinë sapo i shoqi bërtiti kur pa se atentatorët u kishin prerë rrugën.

“Vrasësi i ka ruajtur, ai ka qenë në dijeni që në makinë Çelaj ndodhej me gruan. Ndaj ka qëlluar me breshëri për të mos lenë dëshmitarë pas’ tregon për Report TV një ekspertë i kryerjes së vendit të ngjarjes.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka siguruar dëshmi të banorëve për një burrë të panjohur i cili ka lëvizur gjatë ditët e fundit në fshatin e Reç. Në rrugën e kryesore ai ka pyetur se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet 2 orë larg nga qendra . Dëshmitari u tha njerëzve të policisë se ai mbante një çantë shpine, dhe kapele.

“Mund të ketë qenë vrasës i paguar, që ka qarkulluar në fshat për të njohur mirë zonën’ thotë zyrtari i policisë .

Shumë persona janë shoqëruar nga momenti i parë pas ngjarjes, por duket se dëshmitë e tyre nuk kanë ofruar të dhëna të qarta. Sot familjarë dhe të afërm në Reç bënë nderimet e fundit për Sokol Çelën i cili u vra disa minuta pasi u përshëndet me kushërinjtë që organizuan një festë të posaçme për të, meqë do të largohej për në Angli atje ku jeton e punon prej shumë vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJETËN TË PËRQAFUAR! Çifti humbi jetën në aksidentin në Qafë-Muzinë, flasin miqtë: Ishin të pandarë...
Previous article DITA E PARË E AFGANËVE NË TIRANË/ Në zbulim të Qytet Studentit (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT