Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, ishin 2 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik në Qafën e Muzinës, Gjirokastër.
Ata vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër pas perplasjes fatale me automjetin që drejtohej nga një 22 vjeçare.
Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.
Çifti me origjinë nga Skrapari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri tjetrin.
Komentet e bashkeqytetarëve janë nga me te shumtat, të cilat perveç se i shprehin ngushëllime femijëve e familjarëve, kujtojnë momente e episode qe kanë kaluar me ta duke i cilësuar si nejrez shumë të mirë dhe mikpritës.
AlpeNews.al





