• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrëfimi rrëqethës i 24-vjeçares: Ëndrra ime ishte të bëhesha prostitutë, por…
Home
Jetë

Rrëfimi rrëqethës i 24-vjeçares: Ëndrra ime ishte të bëhesha prostitutë, por…

11 January, 2018 Q.Autor Aktualitet, Jetë, Kronikë

“Ëndrra ime që kur isha vajzë fare e re ka qenë që të bëhesha “putanë” në Itali. Më falni për mënyrën e të shprehurit, por edhe në Shqipëri kështu i quajmë ne prostitutat.

Mamaja ime ka vdekur, babai pinte shumë dhe kam 3 vëllezër më të vegjël të cilët nuk dija se me çfarë t’i ushqeja.

Kur kam arritur në Veneto e dija se cili do të ishte fati im. Në më pak se 2 vjet në rrugë kam shkuar me më shumë se 5 mijë klientë”.

Këto kanë qenë fjalët e një vajze, tashmë 24-vjeçare, e cila ka dhënë një intervistë për gazetën “Il Giornale di Vicenza”. Tashmë ajo jeton në një provincë të Viçencës, në shtëpinë e një kushërire të vet. Punon në një kooperativë dhe ka siguruar dokumente të rregullta. Ëndrrat e saj tashmë kanë ndryshuar sepse kërkon të martohet dhe të ketë fëmijë.

Kur ke mbërritur në Viçenca?

Tashmë kanë kaluar shumë vjet. Atëherë kam qenë 17 vjeçe dhe ky ishte një vendim që e kisha marrë prej kohësh. Unë jam rritur në një fshat me 400 banorë. Të gjithë merreshin me bujqësi.

Kam mbetur jetime nga nëna që 8 vjeçe, babai im pinte shumë dhe shpesh na godiste. Ai nuk punonte rregullisht dhe unë nuk arrija të ngopja me bukë 3 vëllezërit e vegjël. Ne vajzat Italinë e kishim si mit. E konsideronim si vend të afërt dhe të pasur. E ëndërronim, megjithëse e dinim që atje si shpërblim duhej të prostituoheshim. Por ama do të fitonim para. Unë imagjinoja burra të bukur me makina luksoze që kërkonin ngushëllim pasi ishin grindur me gratë. Pra përkëdhelje dhe jo seks.

Kush të ka sjellë këtu?

Një vendali. Ai kishte gjetur një vend për vete në një anije që nisej për në Ankona. Si shpërblim ai nuk do të paguante udhëtimin, por duhej t’i dërgonte një vajzë. I tregova atyre të shtëpisë se gjoja do të shkoja për të punuar ndershmërisht dhe që do të dërgoja në shtëpi të gjitha paratë që do të fitoja. Babai e kuptoi dhe nuk tha asgjë. Në fakt paratë ia kam dërguar gjithnjë.

Si ishte fillimi? 
Pas 2 ditësh udhëtim më dorëzuan te “padroni” im i ri. Ishte pak ndryshe nga sa e kisha imagjinuar. Igli, ishte vetëm 5 vjet më i madh se unë, por dukej shumë i pjekur. Kishte pamje lideri. Më drejtonte mua dhe 6 vajza, të gjitha shqiptare. Pak minuta pas prezantimit më përdhunoi. Për mua ishte hera e parë. Qava, por u dorëzova që në fillim. Atje nisi kalvari i gjatë.

Çfarë jete bën një prostitutë? 
Shumë skematike. Çohesh në mesditë. Unë jetoja në Padova në një apartament të vogël me 2 vajza të tjera. Gjatë ditës nuk dilja dot nga shtëpia. Ushqehesha, shihja televizor dhe përpiqesha të mësoja italisht. Ndonjëherë më vizitonte “bosi”. Kuptohet se çfarë donte. Në 18.00 pasdite nisnim përgatitjet. Në 21.00 dilnim. Një shok i Iglit na dërgonte me makinë në rrugët e Viçencës. Vishnim të brendshme, një bluzë dhe një minifund. Në dimër edhe një pallto të hapur sipër. Kam vuajtur nga i ftohti, por ky nuk ishte problemi i vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konferenca/ Mediu: KLP e KLGJ s'do funksionojnë! Maxhoranca po gjen “sebepe”
Previous article EMRI/ Prangoset 42 vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim NDËRKOMBËTAR

Q.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT