• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Grabiti një sasi të madhe floriri në Dubai, kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Morinë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Grabiti një sasi të madhe floriri në Dubai, kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Morinë (EMRI)

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Agron Rehfeldt, banues në Prishtinë u arrestua ditën e djeshme në Morinë në pikën kufitare në Kukës. Rehfeldt ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Grabitje me armë”.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha se në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Agron Rehfeldt.

DËNIMI NË DUBAI:

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit të Kosovës u përball me kërkesën e prokurorisë për të dënuar me burg të akuzuarin për vjedhje, Agron Rehfeldt.

Në aktgjykimin e publikuar nga disa media kosovare thuhej se gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Agron Rehfeldt, për shkak se ai, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të sendeve të huaja, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thyer një dyqan bizhuterish, duke vjedhur kështu një sasi prej rreth dy kilogramësh bizhuteri floriri.

Më saktësisht sqarohet se Rehfeldt, pas marrëveshjes paraprake me Riad Nishevcin, me datë 05.07.2011, pas mesnatës, fillimisht kanë arritur të futen në katin e sipërm e pastaj në katin përdhes të dyqanit ku ndodheshin bizhuteritë, të cilat pasi që i kanë marrë, i kanë groposur në një vend tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë. Në fund të seancës, kryetari i kolegjit të gjyqtarëve, Gani Zabeli, njoftoi palët se vendimin do ta pranojnë në formë të shkruar brenda afateve te përcaktuara ligjore.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për grabitje, Agron Rehfeldt, u zhvillua më 2 gusht të vitit 2019. Prokuroria kërkonte dy vite më parë që të akuzuarit Rehfeldt t’i caktohej dënim me burgim efektiv. Gjykata Themelore në Prishtinë, me datë 30.04.2019, pas shqyrtimit fillestar, kishte shpallur fajtor të akuzuarin për vjedhje të floririt në Dubai dhe i kishte caktuar dënim me burgim prej një viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej në qoftë se i akuzuari nuk përsëriste vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 2 viteve.

Ky dënim kishte ardhur si rezultat i pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe Gjykata e Shkallës së Parë kishte konsideruar se dënimi me burgim me kusht ishte i mjaftueshëm për t’u arritur qëllimi i tij. Ndryshe nga kjo, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes ankesës së drejtuar Apelit, ka kërkuar që dënimi i caktuar nga Shkalla e Parë të zëvendësohej me dënim me burgim efektiv, pasi që dënimi me kusht nuk i përshtatet shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BONUSE DHE KLAUZOLË/ "Ngec" rinovimi i Paulo Dibalës me Juventuain
Previous article ÇFARË NDODHI NË FIER/ Policia aksion, 6 të arrestuar për zjarrvënie, kultivim narkotikësh e dhunë në familje (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT