• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË FIER/ Policia aksion, 6 të arrestuar për zjarrvënie, kultivim narkotikësh e dhunë në familje (EMRAT)
Home
Uncategorized

ÇFARË NDODHI NË FIER/ Policia aksion, 6 të arrestuar për zjarrvënie, kultivim narkotikësh e dhunë në familje (EMRAT)

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

 Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale, si zjarrvënie, kultivim të bimëve narkotike, dhunë në familje etj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Kalari, 63 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në anë të rrugës automobilistike Lushnjë-Rrogozhinë, duke djegur me zjarr mbeturina dhe për pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Durim Nazëraj, 57 vjeç dhe Bashkim Nazëraj, 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit në fshatin Vreshtas, Fier, në oborret e banesave të tyre kishin kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën e mbante pa leje, si dhe 50 fishekë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Algert Belulaj, 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Po nga këto struktura u arrestua shtetasi Shpëtim Muharremi, 43 vjeç, banues në Levan, pasi ka kërcënuar dhe kanosur shtetasen K. O., e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj tij.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Grabiti një sasi të madhe floriri në Dubai, kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Morinë (EMRI)
Previous article I RIU SHQIPTAR ZBRAZI 18 PLUMBA DREJT ISH TË DASHURËS/ Rrëfehet 21-vjeçari: Nuk doja që…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT