• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTI “DELTA” NË SHQIPËRI/ Brataj: Numri i të prekurve më i lartë se shifrat zyrtare
Home
Aktualitet
Kronikë

VARIANTI “DELTA” NË SHQIPËRI/ Brataj: Numri i të prekurve më i lartë se shifrat zyrtare

24 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Numri i të infektuarve në këtë periudhë është më i lartë se sa shifrat zyrtare.  Personat e prekur neglizhojnë shenjat duke i konsideruar si ftohje nga kondicioneri dhe nuk kërkojnë testin për Covid.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se personat e konfirmuar pozitiv me koronavirus kanë shenjat tipike të variantit “Delta”. Për fat të mirë deri tani nuk ka raste të rënda.

“Shenjat kryesore ngatërrohen me ftohjen sidomos tani nga ajri i kondicionuar, me dhimbje fyti dhe sekrecione nga hundët. Por këto janë dhe shenjat tipike të variantit “Delta” që shoqërohen edhe nga temperatura”, u shpreh Brataj për A2.

Brataj parashikon rritje të infektimeve në këtë periudhë, pasi mutacioni indian që mendohet se ka hyrë dhe në vendin tonë, përhapet me shpejtësi.

“Është parë që periudha e inkubacionit është shumë e shkurtër. Nga 6 ditë që ishte për variantin anglez ka zbritur në më pak se 4 ditë.

Shpeshtësia e përhapjes është më e madhe. Karakteristike në studimet e fundit është fakti se ka një përqindje të lartë si virus, është mbi 1 mijë herë më i përqendruar se sa varianti i Wuhanit dhe ai anglez, gjë që e bën më të rrezikshëm sa i përket përhapjes. Kryesisht kap personat e pavaksinuar, por edhe ata që janë vaksinuar nuk janë përjashtuar nga infektimi”, shtoi kreu i Urgjencës.

Eksperti i Komitetit Teknik thotë se ende nuk është përcaktuar skenari që do të aplikohet vitin e ri shkollor. Brataj sqaron se  para 13 shtatorit do të vlerësohet situata epidemiologjike për të dalë në një vendim.

“Do vazhdojmë monitorimin e gjendjes epidemiologjike dhe të pandemisë. Unë mendoj se vera do të jetë e qetë dhe shtatori nuk do të ketë probleme.

Duhet të mendojmë nga shtatori e tutje. Ne do të bashkëjetojmë me virusin. Nuk do të ketë rritje si ato valët që kaluam, por duhet të vaksinohemi”, përfundoi Brataj.

Ekspertët e Shëndetësisë vijojnë thirrjet ndaj qytetarëve, veçanërisht të rinjve, për të marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid në mënyrë që t’i shpëtojnë komplikacioneve nga Delta virusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET LETRA/ Faik Konica drejtuar gazetës ITALIANE: Populli shqiptar ruan ende ndjenjat e dashura për...
Previous article COVID NË SHQIPËRI/ 28 ditë pa asnjë humbje jete. Bie numri i rasteve të reja, 25 të infektuar dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT