• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MUNGESA E PËRKTHYESVE/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Ambasadën Franceze
Home
Kulturë

MUNGESA E PËRKTHYESVE/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Ambasadën Franceze

26 May, 2021 s.autor Kulturë

Pas shuarjes së një kasti të njohur përkthyesish, që i dhanë jetë librit shqip në kulturën franceze, siç ishte edhe Jusuf Vrioni, libri shqip, prej vitesh, ka mungesë të përkthyesve jo vetëm në gjuhën frënge, por edhe në gjuhë të tjera të mëdha. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nënshkruar sot një marrëveshje me Ambasadën e Francës në Shqipëri, e cila ka si një ndër prioritetet e saj pikërisht krijimin e një programi për të mbështetur formimin e përkthyesve të rinj. “Kjo marrëveshje synon të zgjerojë hapësirat e bashkëpunimit në fushën e librit mes dy vendeve, përmes programeve të përbashkëta të dedikuara në ndihmë të autorëve dhe botuesve shqiptarë. Një pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje është edhe krijimi i një programi, që do të mbështesë në vazhdimësi përkthyesit e rinj shqiptarë”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së. Sipas saj, Qendra do të organizojë nga data 30 qershor deri më 31 dhjetor 2021 një plan trajnimi me profesorë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe ekspertë francezë. Nga ana e tij, Këshilltari për Kulturën në Ambasadën Franceze, Jerome Spinoza, vlerësoi frymën e krijuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe e quajti programin e trajnimit të përkthyesve si një program ambicioz në urat e komunikimit mes dy kulturave.
Përtej këtij programi të rëndësishëm në ndihmë të librit shqip, më 10 qershor të dyja institucionet do të hapin një thirrje të përbashkët për të mbështetur botuesit shqiptarë, të cilët duan të sjellin në gjuhën shqipe autorë francezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIMI I TË MITURËS/ Babai i 15-vjeçares: Na bëjnë presion, 3 autorë ende të lirë në fshat
Previous article ALMEDA ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL/ Por Efehan ka zgjedhur ta imitojë në më të bukur (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT