• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VLERËSIMI NGA DASH/ Ardian Dvorani tregon si e mësoi lajmin: Reforma në Drejtësi po jep frytet e saj
Home
Politikë

VLERËSIMI NGA DASH/ Ardian Dvorani tregon si e mësoi lajmin: Reforma në Drejtësi po jep frytet e saj

24 February, 2021 s.autor Politikë

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, thotë se e ndan këtë vlerësim me shumë kolegë të tjerë, të cilët kanë bërë përpjekje ndër vite që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zoti Dvorani! Si e pritët këtë çmim? Cili është mendimi i parë, reagimi juaj i parë për këtë çmim të Departamentit të Shtetit?

Reagimi im i parë… Në fakt isha në sallën e gjyqit kur bashkëpunëtorë, kolegë edhe miq më njoftonin për këtë çmim. Sigurisht që kisha një dijeni paraprake se diçka po ndodhte, për një nominim. Sinqerisht ndjehem shumë i vlerësuar dhe jashtëzakonisht krenar që çmim i tillë, me këtë dedikim dhe me këtë përmbajtje më jepet mua nga Departamenti i Shtetit, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm nuk dua ta mbaj vetëm për vete, por e quaj si një vlerësim dhe dua ta ndaj edhe me shumë kolegë të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, magjistratë, të cilët në vite kanë bërë përpjekje dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje, që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

A mund të jepni edhe një koment për ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Kanë kaluar disa vite, ka shumë kritika për vonesa, si në konstituimin e institucioneve, ashtu edhe sa i takon pritshmërisë së lartë për frytet e para të këtyre institucioneve të reja. Si ka ecur deri tani, sipas jush, Reforma në Drejtësi?

Vlerësimi im është pozitiv, në radhë të parë. Për sa i përket kohës, kjo ka qenë një reformë e gjithanshme, shumë e thellë, e cila vinte pas gati 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist në sistemin demokratik, që jetojmë. Një reformë e tillë kaq e thellë dhe e gjithanshme, si kudo për reforma të kësaj natyre, do të ketë edhe problematikat e veta pashmangshmërisht. Por, unë shikoj atë që është trendi, tendenca dhe ecuria. Në tërësinë e vet, reforma është duke ecur hap pas hapi. Madje, kur te ne bëhen ligje të mira, por nuk zbatohen, isha më pak optimist. Por tani shoh se reforma po jep frytet e saj. Unë them që reforma do të marrë akoma kohë, dhe kërkohet akoma më shumë kohë, sepse nuk është një çështje e thjeshtë, nuk është se ndryshohen një apo dy gjyqtarë, apo disa prokurorë. Kemi institucione të reja, kemi mekanizma të reja kushtetues, të cilat duhet të garantojnë paanësinë, pavarësinë e sistemit gjyqësor, profesionalizmin në dhënien e drejtësisë. Të gjithë këto mekanizma kanë nevojë edhe për kohën e tyre që të ambientohen, të familjarizohen me gjithë kuadrin e ri kushtetues dhe ligjor. Nëse ka vend për mangësi që mund të jenë konstatuar në ligjet e reformës, ato mund të përmirësohen rrugës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ky është një rrugëtim krejt normal./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSËN NËNË E BIR PËR PARKIMIN/ Policia zbardh ngjarjen, kush janë personat e përfshirë në konflikt (EMRAT)
Previous article HABIT Kryemadhi, mesazh Bashës: 5 prioritetet e LSI, të panegociueshme! Jam grua, ne depërtojmë dhe aty ku nuk hyn as dielli

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT