• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Kryemadhi, mesazh Bashës: 5 prioritetet e LSI, të panegociueshme! Jam grua, ne depërtojmë dhe aty ku nuk hyn as dielli
Home
Politikë

HABIT Kryemadhi, mesazh Bashës: 5 prioritetet e LSI, të panegociueshme! Jam grua, ne depërtojmë dhe aty ku nuk hyn as dielli

24 February, 2021 s.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me gratë në njësinë nr.5 në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit Kryemadhi tha se pa gratë krijimi i LSI-së është i pamundur, ndërsa theksoi se prioritetet e LSI-së janë të panegociueshme.

Teksa foli për situatën e pandemisë dhe gjobat e vendosura me qëllim për parandalimin e përhapjes së virusit, kryetarja e LSI-së u shpreh se policia është vënë në funksion të gjobave dhe se sipas saj kryeministri Edi Rama nuk di të mbajë premtimet.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit: Të rinjtë dhe të rejat janë një pjesë tepër e rëndësishme e gjithë jetës politike dhe asaj shoqërore të vendit, por ato që i japin ngjyrë dhe sharm janë gratë. Jo se unë jam grua vetë dhe mendoj se punoj më mirë se një burrë, por mendoj se përgjegjësia dhe angazhimi i gruas është i drejtpërdrejtë, sepse ka të bëjë me sub-koshiencën e saj, kujdesin që ajo ka për familjen, për fëmijët, për ambientin ku jetojnë dhe rriten fëmijët e saj. Kjo është arsyeja se përse angazhimi i grave në jetën politike do të ishte një nga gjërat kryesore që do të krijonte hapësira pa fund për shoqërinë shqiptare.

Një grua në politikë, një grua në vendimmarrje është shumë e rëndësishme për gjithë shoqërinë, për shkak se vetë paqja dhe mirësia e gruas, që Zoti e ka bërë nënë, i jep edhe shumë instinkte të tjera për të përcjellë atë atmosferë pozitive për të cilën shoqëria ka nevojë. Unë ju falënderoj të gjithave ju që jeni sot këtu në këtë takim, edhe pse keni angazhimet tuaja, pasi për ne si LSI angazhimi i gruas është shumë i rëndësishëm. Për ne gruaja është guri i themelit të shoqërisë, guri i themelit të shtetit dhe mbi të gjitha është vazhdimësia.

Pa gratë dhe vajzat tona të mrekullueshme ne do ta kishim të pamundur për të krijuar këtë LSI që ne kemi sot. Kështu që ne jemi shumë të fokusuar në programin tonë me pesë prioritetet tona që janë shumë të thjeshta dhe shumë të mundshme për tu realizuar. Nuk na ndajnë më shumë se 60 ditë tashmë nga zgjedhjet e 25 prillit, që është një datë shumë e rëndësishme për të përfshirë të gjithë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë.

Klajda që do të jetë në Qarkun e Tiranës, jo vetëm që ka eksperiencën, por ka edhe maturinë, edhe sharmin politik për të punuar më shumë me gratë, me vajzat. Ndaj mendoj që angazhimi i saj dhe i shumë grave e vajzave të tjera që ne kemi në LSI është i jashtëzakonshëm dhe kjo na bën ne që të ndihemi më pranë familjeve shqiptare. Edhe në këto kushte pandemie, në këto kushte shtetrrethimi gratë janë ato që depërtojnë aty ku nuk depërton as dielli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLERËSIMI NGA DASH/ Ardian Dvorani tregon si e mësoi lajmin: Reforma në Drejtësi po jep frytet e saj
Previous article ZBULOHET VARIANTI I RI I COVID NË KALIFORNI/ Shkencëtarët: Më ngjitës se variantet e tjera, por…

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT