• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJE, DËBORË E NGRICA/ Ushtria del në terren, si paraqitet situata nga veriu në jug
Home
Sociale

PËRMBYTJE, DËBORË E NGRICA/ Ushtria del në terren, si paraqitet situata nga veriu në jug

14 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është mbërthyer nga moti i keq me reshje bore, ngrica, ndërsa Shkodra prej disa ditësh përballet me përmbytje.

I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Po si paraqitet situata aktualisht?

Ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të borës është bllokuar aksi rrugor Milot-Lezhë. Situata ishte shumë e vështirë pasi 2 kamionë ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe ishte e pamundur qarkullimi i mjeteve, njofton ministria e Mbrojtjes. Është organizuar puna me forca dhe mjete si dhe batanije dhe karburant për automjetet e bllokuara në këtë aks rrugor. Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të borës, ditën e djeshme ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së shtetit dhe firma kontraktore të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë sot në mëngjes aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.

Si paraqitet situata në Shkodër

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.70 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.21 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 4cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.12 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 3cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha

1. Tokë e pakultivuar 1100 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
3. Grurë 240 Ha
4. Bimë Dekorative 127 Ha
5. Pemtore 50 Ha
6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.
2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
• Grurë 50 Ha
• Pemtore 40 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 4
7.120 shtëpu kanë prezencë uji në oborre.
8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.
9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

11. Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)

12. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

13. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).

14. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë

15. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

16. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 380 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
• Grurë 100 Ha
• Bimë dekorative 120 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë

10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 110 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha

2. Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
• Të pakultivuara 230 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 90 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 20 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. 5 Shtëpi janë të rrethuara nga uji në fshatin Bërdicë e Mesme dhe Bërdicë e Madhe

5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, dhe rruga Xhurreta.

6.Rruga nacionale drejt Velipojës ka prezencë ujit dhe ngrica.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 160 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
• Pemtore 10 Ha

2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm

4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Lagje Nr.1

Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Serbia i dorëzon Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë të vaksinave
Previous article STUHITË E DËBORËS/ Probleme me energjinë elektrike, OSHEE: 2000 punonjës në terren, po punohet në linjat e tensionit të lartë

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT