• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Serbia i dorëzon Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë të vaksinave
Home
Rajon

COVID-19/ Serbia i dorëzon Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë të vaksinave

14 February, 2021 s.autor Rajon

Maqedonia e Veriut ka pranuar të dielën vaksinat e para kundër COVID-19 që janë donacion nga Serbia. Bëhet fjalë për 4,680 vaksina të kompanisë Pfizer/BioNtech nga rreth 8 mijë sa janë premtuar nga autoritetet serbe.

Dërgesa duhej të arrinte të hënën por ishte shtyrë për shkak shkaqe teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik dhe kërkesave të kompanisë amerikane.

“Kjo ngjarje është rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy shteteve tona, si dhe mirëkuptimit me situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar Tabanovc, gjatë pranimit të vaksinave nga Serbia.

“Si shprehje e një veprimi miqësie, Serbia dhe populli serb sot na dhuruan disa nga vaksinat e tyre për njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Pakoja prej 4680 vaksinash, nga gjithsej 8,000, është shprehje e një dore miqësore dhe ndihme për qytetarët maqedonas derisa të vijnë vaksinat që kemi porositur”, tha Zaev.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se shpreson që këto vaksina do të shpëtojnë jetë njerëzish ndërsa shprehu besimin se dy shtetet do të arrijnë me sukses të përballen me pandeminë.

“Serbia nuk ka interes tjetër përveç se të tregojë miqësi me popullin dhe shtetin maqedonas. Kjo është dhurata më e zakonshme, për të cilën jemi të sigurt që do të na bënit edhe ju. Një mik i vërtetë është ai që ju ndihmon kur jeni në telashe. Shpresoj që vaksinat të jenë në dispozicion të mjekëve të që janë në radhët e para të përballjes me pandeminë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Edhe Bullgaria i kishte premtuar Maqedonisë së Veriut donacion prej rreth 5 mijë vaksinave por ato nuk kanë mundur ende të arrijnë për shkak të pengesave teknike, kryesisht mos aprovimit nga kompania Pfizer.

Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 200 mijë vaksinave nga Kina për çka edhe është nënshkruar marrëveshje me prodhuesin kinez “Sinofarm”.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha se autoriretet shëndetësore kanë bërë gati edhe planin operativ që parasheh vaksinimin e 2,500 qytetarëve në ditë, prej tyre nga 880 nëpër 7 poliklinikat e kryeqytetit dhe afër 500 të tjera në pikat e Qendrës Klinike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET NGA LART/ Ja si duket Tirana e "pushtuar" nga dëbora këtë Shën Valentin (VIDEO)
Previous article PËRMBYTJE, DËBORË E NGRICA/ Ushtria del në terren, si paraqitet situata nga veriu në jug

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT