• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Celibashi: I bindur se rezultati do të pranohet edhe nga humbësi
Home
Politikë

25 PRILLI/ Celibashi: I bindur se rezultati do të pranohet edhe nga humbësi

8 January, 2021 F.autor Politikë

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi dha detaje mbrëmjen e së premtes sa i përket procesit të votimit, kostove të tij dhe implementimit të teknologjisë më 25 prill.

I rikthyer në krye të këtij institucioni pas 16 vitesh, ai shtoi se KQZ nuk është më një institucion siç jemi mësuar ta shohim, por një organizëm me tre struktura.

Në studion e emisionit “Java në RTSH”, Celibashi u shpreh optimist edhe për situatën post-zgjedhore të 25 Prillit.

“Unë shoh mundësi dhe shans që këto zgjedhje do të zhvillohen jo vetëm në përputhje me Kodin, por edhe do të pranohen nga të gjithë. Mendoj që edhe humbësi nuk do të ketë pretendime rreth votimeve dhe teknologjisë” – tha ai.

Celibashi shtoi se KQZ ka një rol të rëndësishëm sa i përket procesit, por klima që krijojnë partitë politike ka ndikimin e saj.

“Për fat të keq situate politike është shumë konfliktuale dhe nuk krijon komoditet për institucionin që administron zgjedhjet.

Por jemi përpjekur të paktën deri tani që me aktet tona apo gjestet të kontribuojmë në krijimin e një klime të mirë sa i përket përgatitjes së zgjedhjeve.

Edhe pse duket sikur ka një lloj antagonizmi të ashpër politik, për sa kohë unë jam në këtë funksion, ka një angazhim serioz dhe të përgjegjshëm të të gjitha palëve” – deklaroi ai.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Celibashi dha detaje duke folur për kostot e procesit të votimit.

“Kostot janë të larta, janë rreth 10 milionë dollarë për një proces zgjedhor normal, pa llogaritur implementimin e teknologjisë. Ndërsa sa i përket përfshirjes së teknologjisë ato nuk janë kosto veç për këto zgjedhje, por për të paktën 5 procese.

Identifikimin elektronik e kanë për detyrë komisionet ta zbatojnë në 100% të territorit, ndërsa votimin elektronik pritet të aplikohet si projekt pilot në disa zona sipas dakordësive. Por koha ka qenë komplet kundër nesh dhe nuk di ndonjë vend të dytë që teknologjia të jetë zbatuar kaq shpejt sa në rastin e Shqipërisë.

Megjithatë unë mendoj se deri diku ia kemi dalë” – tha Ilirjan Celibashi në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTET TRAGJIKE ME 346 VIKTIMA/ Kompania Boeing paguan 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim
Previous article ALFRED PEZA/ Të justifikosh bëmat e tua shqiptare me shembujt nga perëndimi

F.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT