• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të justifikosh bëmat e tua shqiptare me shembujt nga perëndimi
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të justifikosh bëmat e tua shqiptare me shembujt nga perëndimi

8 January, 2021 Redaktor1 OP-ED

Të vjen për të qeshur e për të qarë nga qasja e shumëkujt në Tiranë, që rreket të shohi tek çdo e keqe apo e metë e sistemit të demokracisë perendimore, një justifikim për atë që bën keq ose shumë më keq vetë në Shqipëri. Sikundër janë të njëjtët ata që fitoret e të singjashmëve, që nuk arrijnë që ti realizojnë dot vetë në sistemin politik dhe elektoral të vendit, i përjetojnë me triumfalizëm si të tyret.

Mjafton të shohësh mënyrën sesi reagon propaganda opozitare, njerëzit e saj në media dhe faktorët e opinionbërjes së tyre publike dhe politikanët e liderët kryesorë vetë, për të kuptuar se kemi të bëjmë me një dukuri për tu studiuar shumë më thellë sesa rreshtat e këtij shkrimi. Nga e cila mund të bëjmë më kollaj më pas lidhjen, se përse ata u ngazëllyen aq shumë në Shqipëri, kur mbështetësit e Presidentit Amerikan Donald Trump mësynë për të pushtuar Kapitolin.

Me siguri që tek ata që u futën dhe përdhosën tempullin më të lartë të demokracisë botërore, kanë parë me sytë e mendjes veten dhe bëmat e militantëve të tyre qorrë. E bashkë me justifikimin, u duk sikur gjetën aty, edhe melhemin për plagët e tyre të pashërueshme politike. Me siguri i janë kujtuar sulmet mbi Kryeministrinë dhe institucionet e tjera kryesore kushtetuese të vendit, nga “grushti i shtetit” i 14 shtatorit 1998 tek “revolucioni i molotovëve” të 2019, kur mësynë mbi godinën e Parlamentit dhe deri tek “Revolucioni i gurëve” në muajin kaluar.

Kur kanë qenë duke parë ato skena tronditëse që bënë xhiron e internetit, rrjeteve sociale dhe mediave botërore disa në Tiranë janë ndjerë pas kësaj mëse të lehtësuar. Të justifikuar. Madje të larë e të kulluar nga të gjitha mëkatet e jetës së tyre në qendër të skenës politike kombëtare. Pasi të njëjtat skena që liderët e opozitës sonë i kanë dirigjuar rëndom prej 30 vjetësh me radhë, sa herë që i është dashur për nevojat e kolltukut të vet, i panë live këtë radhë edhe në simbolin e demokracisë 232 vjeçare amerikane.

Por e gjitha kjo është një qasje, sa naïve, aq edhe cinike. Sa budallaqe, aq edhe shejtanbudallaqe. Sa e pashpresë, aq edhe e pangushëllueshme. Për të gjithë ata që gabojnë, shkelin rregulla dhe ligje, norma dhe kushtetutë, përdhosin simbole e tejkalojnë vijat e kuqe të një sistemi demokratik, nuk ka pus, det e oqean që ua lan mëkatet. Që ua qetëson shpirtërat. Që ua justifikon bëmat. Që ua fal çmenduritë. Që ua shëron demonët e arritjes së qëllimeve, përmes të gjitha mjeteve që nuk ua lejojnë vijat e bardha të një sistemi që të gjithë e kemi pranuar e përqafuar me dëshirë.

Ndaj as kur vandalët pushtojnë tempujt e demokracisë, as kur liderët nuk zbatojnë rregullat e shkruara e të pashkruara të lojës, as kur populistët luajnë me emocionet njerëzore, as kur ekstremistët shfrytëzojnë plagët e zhvillimit në hapësirën veri-atlantike, nuk ka asnjë justifikim për politikanët shqiptarë. Nuk ka asnjë ngushëllim. Nuk ka asnjë falje. E aq më pak ndonjë amnisti shpirtërore, morale, politike e ligjore për liderët që kanë kontribuar për ta bërë demokracinë një sistem ndryshe nga sa e meritojnë qytetarët e tyre.

Pas ngjarjeve të fundit të 6 janarit 2021, është e kotë të thuash që demokracia amerikane, perendimore dhe botërore në tërësi, është vënë si kurrë më parë në një provë zjarri për të ardhmen. SHBA kanë ditur dhe do të dijnë edhe këtë radhë, që të ringrihen në lartësinë e peshës së tyre globale dhe misionit për të udhëhequr qytetërimin dhe ëndrrën e brezave për liri dhe demokraci. Liderët shqiptarë janë shumë të vegjël, për tu gëzuar, e aq më pak që të kenë mundësi të ngrohin duart me një zjarr si ky.

Është e kotë sot që të japësh leksione demokracie, po aq sa është edhe më e kotë, të gëzohesh kur sheh vetën tënde në një pasqyrë aq të madhe sa ajo e SHBA. Dëmi më i madh që Donald Trump mund ti bënte demokracisë shqiptare, është që ti inkurajojë individët, politikanët dhe liderët tanë me modelin e tij. Jo vetëm për ti ngushëlluar në gjëmat e tyre, të ngjashme proporcionalisht me bëmat e tij, por edhe për ti inkurajuar në demokraci si ato të ballkanit me një raport aspak të mirë në historinë e tyre me demokracinë.

Lajmi i mirë për të gjithë njerëzimin është se ka filluar numërimi mbrapsht për largimin nga skena e politikës botërore të një Presidenti Amerikan, që nuk e errëson dot veprën e 45 paraardhësve dhe të pasardhësit të tij. Lajmi i keq për politikanët shqiptarë dhe njerëzit rreth tyre që u gëzuan këto ditë, është se pas 20 janarit 2021, nuk do të kenë më mundësi, as të ngushëllohen e jo më të inkurajohen për të vijuar me ato që kanë bërë për 30 vjet me radhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Celibashi: I bindur se rezultati do të pranohet edhe nga humbësi
Previous article “FANTAZON” Kryemadhi: Ja pse shkoi Edi Rama në Turqi

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT