Autorizimi i vaksinës anti-COVID është padyshim një “moment historik” i të gjithe luftes disa mujore me virusin.
Vaksina e Pfizer e cila ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër coronavirusit, është konsideruar e sigurt dhe efektive nga FDA-ja.
Persona të ndryshem në të gjithë botën kanë nisur ta kryejnë dhe te rrëfejnë përjetimet apo edhe efektet anësore. Vlen të theksohet se midis tyre, ka edhe shqiptarë, disa prej te cilëve AlpeNews.al i sjell meposhtë.
Ajo që vihet re nga rrefimet, është se i vetmi moment që cekin personat është dhimbja në vendin ku kryhet vaksina, por vetëm kaq. Deri tani duket se nuk ka efekte anësore të renda që mund të shkaktojnë probleme.
Mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla ka folur një ditë pasi u vaksinua. Ajo tregoi se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.
”Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor.
Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi. Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza, në 3 javë, 21 ditë në 3 janar. Nuk e kam kaluar COVID-19.
Mjeku shqiptar Arjet Gega është shqiptari i parë në SHBA që ka marrë vaksinën e Pfizer. Gega, mjek i sëmundjeve infektive, asistent profesor tha se nuk ka pasur asnjë efekt anësor prej ditës së djeshme që ka marrë dozën e parë.
“Ndihem shumë mirë, si çdo vaksinë tjetër. E vetmja gjë që ndiej, pak dhimbje në muskulin e krahut, gjë që ndodh me çdo vaksinë.”
Doktor Gega thotë se nuk kishte asnjë pikëpyetje për të bërë vaksinën dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë kundër vaksinës, që të mos kenë asnjë mëdyshje.
Dardan Lala, shqiptari me prejardhje nga Ferizaj, që jeton në SHBA u vaksinua gjithashtu me vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ka qenë vet Lala ai që përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur një gjë të tillë.
“Unë u vaksinova. Pas kësaj, kisha dhimbje të këqija në krah…”, ka shkruar Lala në rrjetin social.
Kujtojmë se zv.Presidenti i SHBA e beri vaksinën LIVE, teksa është lajmeruar se dhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden do bëjë po të njejten gjë në ditët në vijim. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka thene se në muajt e parë të vitit 2021, vaksina do jetë edhe në Shqipëri.
AlpeNews.al





