Mjeku shqiptar Arjet Gega është një nga shqiptarët e parë në SHBA që ka marrë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Gega, mjek i sëmundjeve infektive, asistent profesor ka folur në një bisedë në rubrikën “Opinion” në News24 për vaksinimin dhe efektet e tij. Apeli i tij ishte që të gjithë të bëjnë vaksinën, pasi është mënyra e vetëm për të krijuar imuniteti komunitar.
Ai tha më tej se nuk ka pasur asnjë efekt anësor prej ditës së djeshme që ka marrë dozën e parë, por theksoi se mbajtja e maskës dhe distancimi social duhet të vijojë.
Doktor si ndiheni?
Ndihem shumë mirë, si çdo vaksinë tjetër. E vetmja gjë që ndiej, pak dhimbje në muskulin e krahut, gjë që ndodh me çdo vaksinë.
Keni vërejtur ndonjë efekt anësor?
Jo absolutisht asgjë. Ajo që është raportuar në studimin e vaksinës është disa efekte anësore krejt minimale. Në disa pacientë dhimbje trupi ose temperaturë. Unë s’kam pasur asnjë nga këto.
A keni pasur ju dyshime për ta bërë vaksina? Si e keni gjykuar?
Në shkencën në mjekësi nuk ka vend për opinione të painformuara ose në skepticizëm. Çdo gjë varet në informacioni ne studimit të vaksinës. të dy vaksinat që kanë teknologji të ngjashme, bëhen mbi 40 mijë pacientë që kanë marrë vaksinën gjatë studimeve dhe nuk ka pasur asnjë efekt serioz. Kur flasim se sa e sigurt është vaksina, duket që është shumë e sigurt. Sa i përket efikasitetit, asnjë nuk e priste të ishte kaq efikase. Është mbi 94-95%. Personat që morën vaksinën kanë vazhduar të veshin maskën dhe të ruajnë si veten dhe popullsinë ndaj tyre.
Duhen dy javë të krijohet imuniteti. Është një dozë tjetër pas tre javësh. Pavarësisht se ne kemi bërë dhe do bëjmë vaksinën, do aplikojmë të njëjtat masa, maskën dhe distancimin social. Vaksinimi bëhet me qëllim komunitar, që të bjerë niveli i infeksioneve, të lirojmë masat e të kthehemi në jetë normale.


