• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI HORROR NDAJ ÇIFTIT SHQIPTAR/ Mediat italiane: Djali në kërkim ndërkombëtar, dëshmitar kyç për ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI HORROR NDAJ ÇIFTIT SHQIPTAR/ Mediat italiane: Djali në kërkim ndërkombëtar, dëshmitar kyç për ngjarjen

17 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat italiane vazhdojnë që të shkruajnë për ngjarjen tronditëse në Itali, ku një çift nga Vlora janë gjetur të vrarë e masakruar në një fshat të Firences.

Hetuesit mendojnë se personi që mund të zbardhë këtë krim të rëndë është djali i çiftit, Taulant Pasho, sot 33 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruajnë mediat italiane.

Ai mund të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes tragjike të prindërve të tij që shkuan nga Shqipëria në Itali për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre fitoi lirinë nga burgu ku vuante një dënim 4-vjeçar për trafik të lëndëve narkotike.foto galeri

Trupat e tyre u gjetën të masakruar dhe copëtuar në katër valixhe në një fushë midis burgut Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

 

 

“Ata donin ta përqafonin si për herë të fundit, Taulantin, djalin e tyre të vetëm, i cili kishte pasur një jetë të trazuar, me arrestime, dënime për drogë. Dhe atë 2 nëntor të vitit 2015, ditën e zhdukjes së tyre, ata shkuan për ta takuar atë para burgut Sollicciano, ku 28-vjeçari asokohe sapo kishte mbaruar një dënim 4-vjeçar.

Tani në kërkim të Taulantit, i cili është 33 vjeç, është policia nga e gjithë bota. Sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij Shpëtimin dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç, kur ishin gjallë”, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Akoma mbetet mister se çfarë ka ndodhur natën e 2 nëntorit të vitit 2015, kur djali i çiftit të vrarë u lirua nga burgu. “A i kishte takuar ai prindërit për herë të fundit? Dhe Taulanti, i cili do të përfundonte në pranga edhe vitin e ardhshëm pas krimit, a u tregoi motrave të tij për t’i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur me mamanë dhe babanë?”

Hetuesit hedhin dyshime se grupe mafioze, në shenjë hakmarrëse, mund të kenë ekzekutuar çiftin, për shkak të problemeve të djalit të tyre në Itali, që kishte pasur një jetë të trazuar me arrestime, dënime e burgosje të shumta. Po ashtu, mendohet se Shpëtim Pasho mund të ketë pasur me vete 40 mijë euro, pasi ka marrë dëmshpërblim për një aksident e se edhe në këtë pistë po hetohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË/ Makina përplaset me motorin, plagoset...
Previous article JENI KURIOZË TA DINI? Ja ç’kuptim ka emri Poem Blu i vajzës së Ledrit dhe Sarës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT