• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

23 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në pranga të Policisë së Tiranës, të dyshuar se po trafikonin lëndë narkotike heroinë e kokainë. Lajmin për zhvillimin e këtij operacioni e ka bërë publik drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba në një konferencë për shtyp.

“Strukturat vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë t’i trafikojnë ato, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për ndjekjen në dinamikë të konflikteve dhe denoncimeve të drejtuara nga qytetarët”, tha Torba.

Konkretisht, 2 të arrestuarit po trafikonin drejt Durrësit me një automjet tip “Mercedes-Benz” 2 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kokainë, të ndara në pako dhe të futura në një çantë.

“Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat vendore të Policisë Tiranë për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku jo më larg se një javë më parë u kapën edhe dy shtetas me 250 gramë kokainë, si dhe gjatë dy javëve të fundit janë finalizuar disa operacione për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të atyre që qarkullojnë të armatosur, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj”, tha Torba.

Ndër të tjera, drejtori Torba solli në vëmendje dhe konflikt mes 28 të miturve në Tiranë që u parandalua në kohë nga policia. Sherri me të miturve nga mosha 13 deri në 17 vjeç, kishte nisur nga rrjeti social TikTok. Njëri prej tyre pretendoi se i kanë ngacmuar motrën në rrjete sociale dhe mblodhi grupin për tu konfliktuar. Të miturit ishin ndarë në grupe ndërsa me vete kishin thika e kaçavida.

“Përfitoj nga rasti t’u drejtohem prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zona, me Patrullat e Përgjithshme që janë në terren, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë te fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të parandaluar ngjarje me rrezik për jetën”, tha drejtori i Policisë Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës
Previous article "NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

U KAP ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet në Palasë Elvis Kosova Aktualitet

U KAP ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet në Palasë Elvis Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT