Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Peqin-Elbasan”, ku k mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjocaj, rreth orës 12:50, ndërsa janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të rëna.
Ai është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


