Presidenti francez Emmanuel Marcon ka deklaruar sot se do të rishikojë legjislacionin për mediat franceze, në mënyrë që të luftojë shpërndarjen e “lajmeve të rreme” nëpër mediat sociale.
Sipas medieve ndërkombëtare, presidenti francez, Emmanuel Marcon është shprehur se shpërndarja e lajmeve të rreme në mediat sociale po kërcënon demokracitë liberale.
Që prej kohësh kur është zgjedhur president, Marcon ka kritikuar në veçanti mediat ruse se kanë dezinformuar për të në rrjetet sociale gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale.
“Nëse dëshirojmë të mbrojmë demokracitë liberale, na duhet të fuqizojmë legjislacionin”, ka thënë Macron gjatë një konference për media.
Gjithashtu Macron ka thënë se ky legjislacion mund të krijojë shqetësim për rrjetet sociale, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Ndërkohë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ashtu si gjatë fushatës së tij elektorale edhe gjatë kohës që është në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka akuzuar shpesh herë mediat për përhapje të lajmeve të rreme./shqiptarja


