Një vaksinë e koronavirusit, e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të parandalojë 70.4% të njerëzve që të marrin Covid-19, sipas të dhënave të reja.
Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca njoftuan se vaksina e tyre është efektive në parandalimin e infeksionit dhe është treguar se funksionon në grupe të ndryshme moshe, përfshirë të moshuarit.
Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga Covid-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë një privilegj që të jem pjesë e kësaj përpjekjeje multi-nacionale e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën. ”
Universiteti i Oksfordit tha se analiza e ndërmjetme nga prova e vaksinave në fazën e tretë tregon se efektiviteti 70% vjen nga kombinimi i dy regjimeve të dozave. Njëri ishte 90% efektiv, tjetri 62%.
Në një deklaratë, Profesor Andreë Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe kryeinspektator i Procesit të Vaksinave të Oksfordit, tha: “Këto zbulime tregojnë se kemi një vaksinë efektive që do të shpëtojë shumë jetë. Me interes, ne kemi zbuluar se një nga regjimet tona të dozimit mund të jetë rreth 90% efektiv dhe nëse përdoret ky regjim dozimi, më shumë njerëz mund të vaksinohen me furnizimin e planifikuar të vaksinave”.
Kjo është vaksina e tretë që jep rezultate pozitive në shmangien e infektimit nga COVID, ndërsa më parë Pfizer dhe Modera njoftuan për 95% efektshmërie të vaksinës.


