Një aktiviste myslimane u detyrua që të zbriste nga avioni i “American Airlines” dhe të ndalohej për 4 orë, pasi u përplas me një pasagjer të klasit të parë për trajtimin e veçantë.
Incidenti ndodhi të Shtunën, kur Amani al-Khatahtbeh u përpoq të udhëtonte nga Aeroporti Newark Liberty në New Jersey drejt Charlotte, Karolinën e Veriut.
Sipas një deklarate nga “American Airlines”, incidenti midis Al-Khatahtbeh dhe një pasagjeri të bardhë të paidentifikuar, filloi gjatë skanimit në aeroport.
Kompania deklaroi se arrestimi i saj erdhi pas konfrontimit në avion, por vëllai i saj pretendon se ajo u vu në pranga pasi refuzoi të hiqte shaminë.
“Keqkuptimi nisi kur zonja Al-Khatahtbeh besonte se pasagjeri tjetër, i cili është regjistruar në ‘PreCheck’, po merrte trajtim të favorshëm, pasi ai u lejua të vazhdonte përmes sigurisë ndërsa ajo po hiqte këpucët”, thuhet në deklaratën e kompanisë.



