• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPOPULLIMI I SHQIPËRISË”/ Të dhënat që rrëzojnë kauzën e PD-LSI dhe nxjerrin blof Presidentin
Home
Politikë

“SHPOPULLIMI I SHQIPËRISË”/ Të dhënat që rrëzojnë kauzën e PD-LSI dhe nxjerrin blof Presidentin

5 November, 2020 F.autor Politikë

Adriatik Doçi

Shpopullimi i Shqipërisë është një nga kauzat kryesore të opozitës PD-LSI dhe sidomos të Presidentit Ilir Meta, i cili akuzon qeverinë se ka larguar shqiptarët nga vendi tyre për shkak PPP-ve, krimit, favorizimit të oligarkëve etj., ndërsa i ka shpallur zgjedhjet e 25 prillit 2021 një referendum kundër Edi Ramës.

Por, të dhënat zyrtare jo vetëm rrëzojnë kauzën dhe propagandën opozitare me rrudhjen e popullsisë, por identifikojnë qeverinë Berisha-Meta gjatë periudhës 2009-2013, si përgjegjësen kryesore për shpopullimin e vendit. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë uljen e popullsisë në Shqipëri për shkak të emigracionit dhe uljes së lindjeve, dhe rënia më e madhe e popullsisë rezulton pikërisht në vitet 2009-2003, kur Shqipëria është qeverisur nga partitë me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Në vitin 2009, sipas INSTAT, popullsia në Shqipëri ishte 3,170,048 banorë. Në vitin 2013, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 2.897.366 banorë, pra 272 682 banorë më pak. Në mes të vitit 2013 në Shqipëri ndodhi rotacioni politik, ku në pushtet erdhi koalicioni PS-LSI. Në vitin 2017 kur Edi Rama largoi LSI nga qeveria dhe fitoi i vetëm zgjedhjet, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 2.876.591 banorë, pra 20 775 banorë më pak. PD-LSI pretendojnë se gjatë periudhës 2017-2020 Shqipëria është shpopulluar për shkak të qeverisjes. Por, sipas të dhënave të INSTAT, numri i popullsisë në Shqipëri në 1 janar 2020, është 2.845.955 banorë, pra 30 636 banorë më pak.

Të dhënat përputhen edhe me statistikat e emigrantëve ekonomikë që ka prodhuar Shqipëri çdo vit, pra personat që janë larguar nga vendi kryesisht për arsye ekonomike. Kulmi i të larguarve rezulton sërish gjatë qeverisjes PD-LSI. Vetëm gjatë periudhës trevjeçare 2011-2013, janë larguar nga Shqipëri 156 mijë shqiptarë. Pas vitit 2013, numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm deri në 38 mijë në vitin 2018. Të dhënat jo vetëm rrëzojnë kauzën e PD-LSI, por i veshin në të njëjtën kohë me përgjegjësinë kryesore për uljen e numrit të popullsisë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptare janë jashtë territorit, ose rreth një e treta e popullsisë së vendit. Shumica e ndodhen në Itali (448 407) dhe Greqi (356 848) , megjithatë me një tendencë në rritje në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada.

Emigracioni nga Shqipëria nxitet kryesisht nga arsye ekonomike, si papunësia dhe përpjekja për kushte më të mira jetese. Sipas INSTAT-it, pesë faktorë vlerësohen që ndikojnë aktualisht në emigracionin drejt BE-së, të cilët përfshijnë: mundësinë për të punuar jashtë vendit (84%), bashkimin familjar (4.6%), ndjekur nga papunësia në Shqipëri (4.2%), mundësinë për të studiuar jashtë vendit (3.5%) dhe faktorë të tjerë (3.6%).

Ndryshimi i popullsisë në Shqipëri nga viti 2008-2020 

Viti 2008 popullsia ishte 3,170,048 banorë

Viti 2009, popullsia ishte 3,194,417 banorë

Viti 2010 popullsia ishte 3 195 000 banorë

Viti 2011, popullsia ishte 2.831.741 banorë

Viti 2012 popullsia ishte 2.815.749 banorë

Viti 2013 popullsia ishte 2.897.366 banorë

Viti 2014 popullsia ishte 2.895.947 banorë

Viti 2015 popullsia ishte 2 893 005 banorë

Viti 2016 popullsia ishte 2.875.592 banorë

Viti 2017 popullsia ishte 2.876.591 banorë

Viti 2018, popullsia ishte 2.870.324 banorë

Viti 2019 popullsia ishte 2.862.427 banorë

Viti 2020 popullsia ishte 2.845.955 banorë

Numri i emigrantëve sipas vitit 

Viti 2011, 55 162 të larguar

Viti 2012, 52 307 të larguar

Viti 2013, 49 425 të larguar

Viti 2014, 46 525 të larguar

Viti 2015, 41 443 të larguar

Viti 2016, 32 532 të larguar

Viti 2017, 39 905 të larguar

Viti 2018, 38 703 të larguar/shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TWITTER" E BËN SËRISH! Bllokon postimet e Trump, i quan MASHTRIME
Previous article 2.6 TON KANABIS NË MALIN E ZI/ Kush janë 2 lushnjarët e përfshirë. Kamioni u ngarkua në magazinën...

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT