• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2.6 TON KANABIS NË MALIN E ZI/ Kush janë 2 lushnjarët e përfshirë. Kamioni u ngarkua në magazinën…
Home
Breaking News

2.6 TON KANABIS NË MALIN E ZI/ Kush janë 2 lushnjarët e përfshirë. Kamioni u ngarkua në magazinën…

5 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamioni me 2.6 ton kanabis është ngarkuar me drogë në Lushnje në magazinën në pronësi të 41-vjeçarit Përparim Shurdhit,  ky i fundit i arrestuar ditën e sotme.

Përparim Shurdhi, prej gushtit të viti  2009 disponon në Lushjë një biznes që ka si objekt punime ndërtimi, armaturë, punime hekuri, mure tulle, suvatim, shtrim pllakash dhe lyerje me bojë, punime saldimi dhe bar-kafe-restorant. Pikërisht në këtë biznes, dyshohet të jenë ngarkuar kutitë e mbushura me 2.6 tonë drogë në kamionin e kapur në Malin e Zi. Ndërkohë, së bashku me të ka rënë në pranga dhe Arlind Tabaku 36 vjeç, si edhe është shpallur në kërkim një tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Shurdhi dhe Tabaku, të dy banues në Lushnje, për policinë janë persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe për këtë sipas uniformave blu ka prova të shumta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni është drejtuar nga Prokuroria e Shkodrës, nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, të cilët kanë bashkëpunuar me autoritet Malazeze. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, dërgoi në vendin fqinj, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike. Në lidhje me këtë ngjarje, në Mal të Zi është arrestuar dy ditë më parë shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili këtë të enjte ka dal para trupit gjykues në Podgoricë dhe është mësuar më masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat për veprën “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”. Droga u kap mbrëmjen e së martës brenda një kamioni në Malin e Zi që kishte kaluar përmes territorit të vendit tonë nga dy pika kufitare, Kapshtica dhe Hani i Hotit, me destinacion Gjermaninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPOPULLIMI I SHQIPËRISË"/ Të dhënat që rrëzojnë kauzën e PD-LSI dhe nxjerrin blof Presidentin
Previous article E TRISHTË/ Tronditet ish-trajneri i Milanit, babai i tij ndahet nga jeta

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë Aktualitet

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT