• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë
Home
Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

29 November, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Rama publikoi sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku mes të ftuarve ishte edhe Dritan Shakohoxha, tashmë biznesmen në fushën e “Real Estate”.

Gjatë bisedës, Rama u shpreh se që kur ka nisur punën si kryetar bashkie ka punuar që pronës së qytetarëve të Tiranës t’i rritet vlera, si dhe shtoi se nuk është e vërtetë se ka një krizë të ndërtimit në Shqipëri.

Rama: Ata që blejnë në fillim, kur ka mbaruar objekti mund ta shesin më shtrenjt seç e blen. Kur prenoton një shtëpi e ke të sigurt se shet më shtrenjt në mbyllje të objektit. Akoma më shumë më pas dhe këtu lind edhe detyra jonë për ta balancuar këtë pjesë dhe për t’i dhënë mundësi të blejnë edhe ata që nuk kanë mundësi. Mund të thuash diçka për Real Estate në Tiranë, ku thonë se janë dhjetëra, qindra mijëra bosh, nuk ka njeri, nuk shiten?

Shakohoxha: Kjo është një gënjeshtër e madhe.

Rama: E di që është gënjeshtër, por na fol si ekspert i fushës.

Shakohoxha: Po, bëni një xhiro në zyrat e noterëve dhe nuk gjeni dot një noter që ka më pak se tre klientë brenda. Është bërë si berberët. Tregu ecën, njerëzit vrapojnë, vlera e pronës është rritur. Shumë e përdorin si kartë për të sulmuar, për të sharë vendin tonë. Ne këtë vend kemi, Shqipërinë, dhe duhet ta mbrojmë e përkëdhelim. Të gjithë thonë se është rritur prona dhe mbi 90% e shqiptarëve janë pronarë të një shtëpie.

Rama: Nëse unë mund të them se kam luajtur një rol në një gjë, kjo është rritja e vlerës së pronës në Tironë, që kur kam nisur punën si kryetar bashkie dhe nisa të pikturoj e rregulloj trotuaret, të vë drita, sepse që aty nis rritja e vlerës së pronës. Atëherë ato mundësi ishin, të bënim ndryshimin me bojë, tani është krijuar mundësia për të bërë ndryshimin me arkitektët më të mirë të botës. Para 2-3 ditësh fitoi në festivalin botëror të arkitekturës një projekt i Tiranës, i bërë nga Herzog & De Meuron. Ku i dilte ndonjëherë emri Tiranës dhe Shqipërisë për gjëra të bukura? Përtej kësaj, ai që është fakt, është se fatmirësisht nuk ka një krizë të ndërtimit në Shqipëri dhe Tiranë dhe me ligjin e ri të strehimit kemi futur disa komponentë të rinj financiarë që do të ndihmojnë ata që nuk arrijnë dot të bëjnë një shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë
Previous article EDHE SOT PROTESTË KOMBËTARE/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT