Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, deklaroi mbrëmjen e djeshme se është propozuar nga LSI për t’u bërë deputete.
Ky lajm shkaktoi reagime të shumta në rrjet, për shkak se Shehaj është emëruar për shumë kohë në krye të Tatimeve nga PS, por dhe sepse ajo është drejtore e programacionit në Ora News.
Por sërish Shehaj ka zgjedhur të reagojë vetë pas “furtunës” që krijoi me deklaratën e saj, ndërsa “falenderon” ata që janë shfrenuar me statuset e tyre.
“Një falenderim të madh për çdo urim. Me zemer faleminderit! Një FALENDERIM edhe më të madh për ata, që janë shfrenuar me statuse sporadike.
Ne kaq vite, me te vyerin mesim kam “t’mos fyej dhe denigroj askënd”, ndaj serish per askend nuk do e shkel kete parim.
Të them të vërtetën, prisja dhe pres akoma më rëndë. Me besoni, jeni te mirepritur te gjithe.
Ndaj le të vijojmë të shohim përpara, secili në rrugën e përzgjedhur. Koha është zonjë e rëndë”, shkruan Brisida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve.


