Ka nisur sërish procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Organi i akuzës ka kërkuar 10 dëshmitarë, ndërsa mësohet se avokati i Haxhisë do t’i kërkojë ata në seancën e radhës. Mësohet se ndër dëshmitarët që do kërkohen të dëshmojnë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Jaho Mulosmani dhe Ylli Rakipi.
Ndërkohë avokati i Haxhisë Idajet Beqiri, ka kërkuar që të pyeten motrat Aishe dhe Zylfie Haklaj, Muharrem Haklaj dhe Zenel Neza.


