Ndërsa është vendosur data 14 shtator për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, shpjegon se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet sërish në kushte shtëpie.
Me një shënim në facebook, Shahini, ndërsa vlerëson punën e mësuesve gjatë periudhës së pandemisë, thotë se në një rast të tillë, orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla.
Mësimi në shkolla pritet të fillojë më 14 shtator nën kushtet e reja të përcaktuara, për të parandaluar kthimin e tyre në vatra infeksioni të koronavirusit.
Postimi i plotë i Shahinit:
Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSHShkolla po vazhdon.
Orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie.


