Policia e Shtetit ka bërë sot disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.
Burime paraprake bëjnë me dije se drejtues i lartë Albert Dervishaj, ish drejtor i Rendit Publik është emëruar zv. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në vend të Aida Hajnaj e cila është emëruar Drejtuese BKH-së.
Sakaq, mësohet se drejtuesi i lartë Pëllumb Seferi, ish Drejtor Kabineti i Drejtorisë së Përgjithshme, është emëruar drejtor i Departamentit Marëdhënieve Ndërkombetare, në vend të Idajet Faskaj, i cili emërohet Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitareve.


