• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E INTERPOL/ Më shumë se 7 mijë vetë në “sinjal i kuq”, në mes tyre dhe 116 shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHIFRAT E INTERPOL/ Më shumë se 7 mijë vetë në “sinjal i kuq”, në mes tyre dhe 116 shqiptarë

21 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për disa mund të duket një shifër e lartë, por vetë Interpol në faqen zyrtare publikon se në të gjithë Evropën janë plot 7311 persona me siglën “sinjal i kuq”, nga të cilët 116 janë shqiptarë. Të gjithë këta persona janë të akuzuar, ose të dënuar për krime të ndryshme dhe kërkohen nga Drejtësi të vendeve të ndryshme.

Për të kërkuarit shqiptarë, një pjesë rezultojnë të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar jo vetëm për llogari të vendit tonë, por edhe të vende të tjera ku ata dyshohet se kanë kryer krime.

Në listën e Interpol, Shqipëria kryeson të gjithë vendet e tjera të Europës, duke qenë para Bosnjes me 99 persona të shpallur në kërkim, Bullgarisë me 50 persona, Rumanisë me 48 dhe Francës me 28 persona në kërkim. Vendet e tjera vazhdojnë të listohen me më pak.

Tre shtete europiane, siç janë Islanda, Irlanda dhe Luksemburgu rezultojnë me nga vetëm 1 person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Çdo person i listuar në faqen e Interpol, ka një njoftim të kuq shoqëruar me foton, e cila sipas kësaj organizate është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose një veprimi juridik i ngjashëm.

Një tjetër listë me persona të shpallur në kërkim, është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 690 persona, mbi të cilët rëndojnë akuza për krime të ndryshme, nga vjedhjet e deri të vrasjet.

Për shkak të vështirësisë që policia ka hasur në identifikimin dhe vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim, shpesh i është kërkuar ndihmë edhe qytetarëve, nëpërmjet publikimi të listave dhe fotove të këtyre personave edhe në rrjetet sociale. Një pjesë e tyre rezultojnë të jenë edhe pa foto, ç’ka identifikimin e bën edhe më të vështirë duke pasur vetëm gjeneralitetet. Nga personat të shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vepra penale të rënda dhe dënime ende të pashlyera 13 prej tyre janë femra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA AKSIDENTALE E GLEDIS KRAJËS/ Pronarja e mobilerisë: Sherri nisi për parkimin dhe për mungesën e 2 karrigeve. I vunë pistoletën në kokë burrit tim por...
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Kurti del hapur kundër Grenell: Ta kundërshtojmë njëzëri, njësoj si ndaj ambasadorit Gelbard

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT