• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 AKSIONE NË GREQI/ Kapen shqiptarët që trafikonin marijuanë në zona të ndryshme. Ja detajet e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

3 AKSIONE NË GREQI/ Kapen shqiptarët që trafikonin marijuanë në zona të ndryshme. Ja detajet e policisë

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një 34-vjeçar shqiptar i akuzuar për importimin, transportimin dhe zotërimin e drogës me qëllim trafikimin dhe futjen e paligjshme në Greqi u arrestua dje pasdite pranë kufirit greko-shqiptar teksa po transportonte të paktën 46 kg kanabis.

Në bazë të njoftimit të policisë, personit të arrestuar iu gjet edhe një sasi tjetër kanabisi në një zonë të thyer në Kato Lavdani, pranë Janinës, të cilën ai e kishte importuar më herët duke e kaluar gjithashtu nga kufiri shqiptaro-grek.

Atij iu sekuestruan tre çanta ku kishte 16 shishe me kabanis, të cilat peshonin 46 kilogramë e 600 gramë.

Në një tjetër aksion, gjatë orëve të vona të natës së djeshme, policia greke në Kos arrestoi dy shqiptarë, të moshave 31 dhe 25 vjeçare, të cilët akuzohen për trafik droge, armësh dhe qëndrimi të paligjshëm.

Në kuadër të hetimeve për rastet e trafikut të drogës, sot në mëngjes në qytetin e Kos-it në pranainë e një oficeri gjyqësor, u krye një operacion në një dhomë hoteli ku të pandehurit po qëndronin dhe ku u kapën në zotërimin e:

478 gramëve kanabis, të vendosura në dy pako, 12 gramëve kokainë, të ndara në dy paketime, një sasi të madhe parash, një thikë, 3 celularë.

Gjithashtu, një tjetër 41-vjeçar shqiptar ra në pranga dje pasi u kap duke drejtuar një automjet, në brendësi të të cilit transportonte 66.5 kg kanabis në zonën e ​​Elassona-s në Greqi.

Brenda veturës, u sekuestruan edhe tre celularë si dhe 350 euro.

Sipas hetimeve, 41-vjeçari shqiptar, i cili nuk kishte leje drejtimi dhe kishte hyrë ilegalisht në Greqi, e kishte marrë veturën pranë kufirit greko-shqiptar.

Personi i arrestuar do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Larisas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Nuk kishim para ndaj vidhnim në supermarkete’: Kledi Kadiu rrëfen historinë rrënqethëse për BBC
Previous article E përvëluan në tenxheren me ujë të nxehtë, policia vihet në kërkim të dy shtrigave

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT