• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARJA E PD-SË RACISTE? Bogdani: Bënë hero një njeri problematik si Floyd. Tani të bardhët ndihen të intimiduar, kanë frikë…
Home
Politikë

ZYRTARJA E PD-SË RACISTE? Bogdani: Bënë hero një njeri problematik si Floyd. Tani të bardhët ndihen të intimiduar, kanë frikë…

25 July, 2020 s.autor Politikë

Mirela Bogdani, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Provokacija” foli për protestat mbarëkombëtare që u shkaktuan pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd në Amerikë.

Protestat e mbajtura i ka konsideruar të tepruara, ndërsa u shpreh se një nga të drejtat që bëri epokë Amerika kur e futi në Kushtetutë, atje u shkel me këmbë.

“Besoj që protestat ishin të ekzagjeruar dhe patën anën politike që u shfrytëzuan. Për çfarë u ngritën? Njerëzit nuk kanë të drejta në Amerikë? Për çfarë, bërë hero një njeri problematik të shoqërisë.

Më këtë u frymëzuan lëvizje. Veprimi ishte super i dënueshëm dhe me këtë biem shumë dakord. Tani të bardhët ndihen të intimiduar, kanë frikë të flasin.

Më ka ardhur keq që një nga të drejtat që bëri epokë Amerika kur e futi në Kushtetutë, atje ishte shkelur me këmbë”, u shpreh Bogdani.

Gjatë intervistës Bogdani foli edhe për aplikimin e një modeli britanik në Shqipëri, në Partinë Demokratike të përshtatur për vendin tonë.

Bogdani tha se në Shqipëri ka ceduar gjithmonë implementimi i gjërave duke filluar sipas saj që tek ligjet. Ajo theksoi se me rëndësi është që problematikat të adresohen.

“Ajo që ishte shumë pozitive, është se në prill të 2018 zoti Basha e futi në statutin e PD. Pra përzgjedhja e kandidatëve për deputet do bëhet sipas një procesi dhe një procedure të caktuar.

Këtu vijmë tek thelbi i një modeli britanik që është një strukturë që presupozohet të jetë siç është në Britaninë e Madhe, një strukturë permanente.

Së pari permanente dhe së dyti e pavarur teknikisht nga lidershipi. Në të gjitha degët e PD do të bëhen propozimet për ato që plotësojnë kriteret. Njëkohësisht u la që njerëzit të cilët nuk propozohen nga degët të vetëpropozohen”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE SHQIPTARËVE/ Sazan Guri: Mos u shtrini në shezlone për këto tre arsye, hiqni maskat e dorezat
Previous article PASI SULMOI AMBASADORËT/ Meta darkon në Jergucat me xha Llambin. Me bluzën me dy njolla vaji e gotën e rakisë në dorë, Presidenti “mbyt” hallet

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT