Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, jashtë kornizës së politikës, njihet për karakterin “babaxhan”, që me siguri ka lidhje me origjinën e tij.
Ai është shumë popullor dhe shpeshherë publikon foto e video nga përditshmëria e tij, gjë të cilën jo shumë zyrtarë e krerë shtetesh e bëjnë.
E kemi parë Metën të ngjisë malet, të lahet në det e në lumenj, të bëjë vrap e të lundrojë me varkë, teksa dje ka menduar ta kalojë mbrëmjen me xha Llambin nga Jergucati i Gjirokastrës, nën shoqërinë e “mikes më të mirë të shqiptarëve”, rakisë.
“Një mbrëmje të këndshme ju urojmë me xha Llambin nga Jergucati!”, shkruan Meta krahas fotos së publikuar në rrjete sociale, teksa bie në sy bluza e gjelbër me njolla rakie.