• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARJA DHE PASTRUESJA ME DËSHMI KONTRADIKTORE/ 400 mijë euro-ve nuk iu del ‘i zoti’. 49-vjeçarja denoncohet për vjedhje edhe nga…
Home
Breaking News

ZYRTARJA DHE PASTRUESJA ME DËSHMI KONTRADIKTORE/ 400 mijë euro-ve nuk iu del ‘i zoti’. 49-vjeçarja denoncohet për vjedhje edhe nga…

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shifra prej më shumë se 400 mijë eurosh që u gjend në banesën e Rozeta Dobit është ende ‘jetim’ në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës.

Edhe pse autorja që akuzohet se i ka vjedhur pretendon se i ka marrë në banesën me qira ku jetonte Alda Klosi bashkë me të bijën e saj, sërish autoritetet hetimore nuk kanë mundur të gjejnë se nga vjen shuma marramendëse e parave që ishte fshehur në tubin e aspirimit të banesës, në të cilën banonin nënë e bir, të vënë në pranga tashmë pas denoncimit të kryer nga zyrtarja e lartë, Alda Klosi.

Ndërkohë që pretendohet se gruaja ka kryer të njëjtat akte edhe në banesat e tjera ku ka punuar, askush nuk ka shkuar në Policinë e Tiranës të ankohet se i ka humbur një sasi aq e madhe parash, e për pasojë edhe nga kallëzimi që është bërë nga Klosi, shifra e dhënë deri më tani është vetëm 120 mijë euro, bashkë me bizhutë dhe sendet me vlerë. Mirëpo, Prokuroria ka nisur një verifikim pasuror për Klosin, gruan që ka shërbyer dhe shërben në institucionet e larta të shtetit, ndonëse ajo i ka bërë deklarimet çdo vit, ashtu siç edhe ia kërkon ligji. Në dëshminë e saj dhënë para grupit hetimor, Klosi ka treguar se në fakt paratë që i kishte vjedhur Rozeta, punëtorja e saj, ishin paratë që i kishte mbledhur nga kursimet e veta xhaxhai i saj.

Klosi ka bërë me dije se xhaxhai po kurohet në Amerikë pasi vuan nga sëmundja e kancerit, por ai i ka dërguar lekët te mbesa e tij që t’i ruajë dhe madje edhe t’i rregullojë ca gjëra në banesën e tij. Ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt ka mohuar që paratë të jenë të sajat, e për pasojë ajo këmbëngul që pastruesja ka shfrytëzuar momentin që ajo nuk ka qenë në Shqipëri për të hyrë në apartamentin e saj dhe për të inskenuar grabitjen. Por nga ana tjetër, është vetë e akuzuara që hedh poshtë rrëfimin e të zonjës së shtëpisë duke treguar se gjithçka i është gjendur në shtëpinë e saj janë marrë nga banesa e Aldës për shkak se ajo e urrente punëdhënësen e saj.

HETIMET DJE

Më shumë se 400 mijë euro që Policia gjeti në shtëpinë e Rozeta e Havier Dobit kanë mbetur pa pronar. Kallëzuesja Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, deklaron para uniformave blu se vetëm 120 mijë euro dhe disa bizhuteri janë të sajat. Ndërsa e akuzuara deklaron se gjithçka i është gjetur në shtëpi është vjedhur tek shtëpia e zyrtares. Mësohet zyrtarisht nga Policia se para arrestimit të Rozeta Dobit dhe të birit, në polici nuk ka pasur asnjë denoncim kundër saj.

Ndërkohë që pas arrestimit në komisariat janë paraqitur 5 persona mes tyre 2 të afërm të Alda Klosit dhe një shoqja e saj, të cilët pretendojnë se disa nga bizhuteritë e sekuestruara nga Policia në shtëpinë e së arrestuarës iu përkasin atyre, por asnjëri nuk ka ngritur pretendime për shumën e konsiderueshme monetare që Policia ka sekuestruar në shtëpinë e të arrestuarës. Disa prej bizhuterive ishin të personalizuara dhe kishin të gdhendura emra dhe dedikime që provonin pronësinë.

Konkretisht ish-bashkëshorti dhe vëllai i Alda Klosit kanë thënë para oficerëve të Komisariatit Nr.2 se me sugjerimin e Aldës kanë punësuar Rozetën si pastruese dhe dyshojnë se ajo u ka vjedhur bizhuteri. Mospërputhja mes deklarimit të pronares së shtëpisë Alda Klosi dhe dëshmisë së të arrestuarës Rozeta Dobi u diskutua dhe në seancën e masës së sigurisë ku u kërkua sqarim nga avokati mbrojtës. Pritet që autoritetet të bëjnë një ballafaqim për të kuptuar se kush prej palëve nuk po thotë të vërtetën.

Ja tre persona të tjerë që u vodhën nga Dobi

Janë zbuluar tre emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Sipas mediave përflitet se personat në fjalë janë Leonard Ciko e Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja u ka vjedhur vetëm bizhuteri, por jo para. Një tjetër personazh i njohur që kanë rënë pre e grabitjes është edhe eksperti Ervin Karamuço.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka rënë pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila i vodhi zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro, ndërsa rreth 500 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpi. Dobit iu gjetën edhe bizhuteri me vlerë, ndërsa Karamuço ka treguar se i është vjedhur një unazë ‘Ervinit me dashuri’, që e kishte dedikim nga gruaja. Karamuço ka thënë për mediat se 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka qenë njëherë në shtëpinë e tij kur e kanë lyer atë dhe i ka vjedhur unazën, e cila tashmë i është kthyer nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT/ Çuçi: Ja kur do të merrni një përgjigje përfundimtare nga Policia
Previous article ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Arrestohen 10 persona, një prej tyre ushtroi dhunë ndaj babait. Ja çfarë thotë policia

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT