• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Arrestohen 10 persona, një prej tyre ushtroi dhunë ndaj babait. Ja çfarë thotë policia
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Arrestohen 10 persona, një prej tyre ushtroi dhunë ndaj babait. Ja çfarë thotë policia

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj babait.

DZnPq7fVwAA3tHR-1

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë janë vënë në pranga për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. I., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. P., 21 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. K., 39 vjeç dhe Xh. D., 56 vjeç, të dy banues në Kombinat, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– H. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër;

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin që drejtonte 27-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARJA DHE PASTRUESJA ME DËSHMI KONTRADIKTORE/ 400 mijë euro-ve nuk iu del ‘i zoti’. 49-vjeçarja denoncohet për vjedhje edhe nga...
Previous article SFIDAT DHE ARRITJET E MINISTRISË SË DREJTËSISË/ Manja: Vettingu “boshatisi” sistemin gjyqësor, ja si do t’i plotësojmë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT