• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZYRTARE/ Pensionistët marrin shpërblimin në fundvit, ja kategoritë e tjera që përfitojnë
Home
Ekonomi

ZYRTARE/ Pensionistët marrin shpërblimin në fundvit, ja kategoritë e tjera që përfitojnë

10 November, 2017 xhesi.editor Ekonomi

Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblim për festat e fundvitit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, konfirmoi në Komisionin e Ekonomisë vazhdimin e paketës së solidaritetit për pensionistët, pasi, siç tha ai, kjo është vendosur edhe në programin e qeverisë.

Po ashtu, nga muaji maj 2018 pensionistët do të përfitojnë edhe rritjen e pensionit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se fondi do të jetë 1,8 miliardë dhe indeksimi i pensioneve do të jetë më i lartë se norma e inflacionit. Për rritjen e pagave, kreu i Financave konfirmoi rritjen 5 për qind për infermierët, mjekët dhe arsimtarët.

PENSIONET E SHPËRBLIMET

Rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblimin e fundvitit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë vazhdimin e paketës së solidaritetit. “Për pensionistët, sigurisht që do të vazhdojmë politikën e bonusit që kemi vendosur në programin e qeverisë”, u shpreh ministri.

Qeveria vjet me paketën e solidaritetit shpërndau shpërblime për pensionistët në qytet, në fshat, për personat që marrin trajtim të veçantë nga puna në miniera, për ish-ushtarakët dhe pensionistët që marrin pension nga puna e kryer në miniera. Me buxhetin e 2018-s, fondi për rritjen e pensioneve do të jetë 1,8 miliardë lekë.

Ministri Ahmetaj deklaroi se rritja do të nisë në muajin maj dhe do të jetë më e lartë se inflacioni. “Me fondin 1,8 miliardë lekë, besoj se do të kemi një indeksim më të lartë sesa inflacioni i shportës, duke nisur nga muaji maj”, shpjegoi Ahmetaj.

PAGAT

Me buxhetin e 2018-s, qeveria do të shpenzojë 1 miliard lekë fonde për rritjen e pagave. Ministri Ahmetaj tha se rritja do të jetë 5 për qind dhe përfitues do të jenë mjekët, infermierët dhe mësuesit.

“Në 2017 vetëm rritja e pagave shkoi 5,5 miliardë lekë në 10 muaj dhe efekti vjetor 7,2 miliardë i trashëgohet 2018. Kemi thënë që do të rrisim pagën e mjekëve, infermierëve dhe të arsimtarëve me 5 për qind. Këto kategori kemi marrë përsipër, këto do t’i rrisim deri në 40 për qind”, u shpreh ministri.

/DORINA AZO/ PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhensila "harron" koncertet, gati për fëmijë
Previous article Guvernatori optimist për ekonominë në 2018: Rritja do të vazhdojë

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT