Një i ri shqiptar, 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra. Siç raportojnë mediat italiane, 27-vjeçari shqiptar është identifikuar si Nertil Bushi dhe ishte duke punuar në një çati.
Tragjedia ndodhi në Castelfiorentino, ku i riu i cili jetonte në Bibbiena, po punonte për të mbuluar një depo.
Ky lajm i ka mërzitur miqtë e Nertilit të cilët ende nuk e besojnë atë çfarë kishte ndodhur. Nertili kishte studiuar për gazetari dhe duket se nuk kishte gjetur punë dhe është detyruar të shkojë në Itali nga ku humbi jetën.
Njëri prej miqve të Nertilit shprehet se: U prehsh në Paqe Nertil Bushi. Studiove shumë për të qenë një profesionist i mirë, por çe do; u bëmë kolegë vetëm për pak kohë se ky “dreq” profesioni ka pak të mira
Ti kërkove më të mirën për vehte dhe familjen tënde dhe guxove për të kërkuar mundësi të reja, e ku njëra prej tyre të mori edhe jetën, gjënë më të shtrenjtë.
Postimi i mikut të Nertil Bushit i cili humbi jetën në Itali:
Përgatiti: AlpeNews.al



