• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRI NË PALLATIN TE FARMACIA 10/ Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës
Home
Sociale

ZJARRI NË PALLATIN TE FARMACIA 10/ Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës

22 April, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me ndihmë financiare banorët e pallatit “Arlis” në rrugën e Dibrës që u përfshi nga flakët disa ditë më parë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftimi se familjet e mbetura pa strehim do të mbështeten me 40 mijë lekë në muaj.

“Për fat të mirë nga verifikimet nuk pati asnjë humbje apo lëndim serioz për jetë. Por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në strukturat e banimit dhe ka bërë thuajse të papërdorshme për banim një numër të konsiderueshëm apartamentesh, çka ka krijuar një nevojë urgjente për strehim për familjet e prekura. Ndërhyrja jonë për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare është jo vetëm e bazuar në ligj, por edhe domosdoshmëri për garantimin e mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve të prekur. Masa e propozuar e ndihmës do të bazohet në vlerat maksimale të subvencionit për zonën B të territorit të Tiranës, që është 40,000 lekë në muaj për secilën familje në nevojë. Projekt-vendimi që propozojmë është i bazuar dhe proporcional me kërkesën për zbutjen e pasojave emergjente dhe garanton se Bashkia Tiranë merr përgjegjësitë e saj për mbështetjen sociale të atyre qytetarëve që u prekën direkt nga kjo ngjarje tragjike”, deklaroi Ristani.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak votoi edhe projektvendimin për kompensimin e shoqërive të transportit publik, për kostot e karburantit, si pjesë e një pakete anti-krizë. Në fjalën e saj, Ristani u shpreh se kompensimi parashikon një vlerë prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri transporti për muajt mars – prill – maj 2026.

“Çmimet e nënprodukteve të naftës dhe gazit kanë shënuar një tjetër rekord të lartë, si pasojë e krizës energjitike globale. Këto tregojnë qartë se lufta vazhdon të rrisë presionin në sistem, ndërkohë që rreziku i ndërprerjes së furnizimeve ende nuk është vlerësuar plotësisht dhe duhet të jemi të gatshëm për një rritje të mëtejshme të çmimeve. Ndër të tjera, ndikimet e rritjes së çmimit të naftës kanë implikime të dukshme dhe kritike për sektorin e transportit. Projektvendimi i propozuar parashikon kompensimin prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri për tre muajt mars – prill – maj 2026, me një kufi të konsumit të karburantit bazuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sipas deklarimeve të këtyre kompanive. Efektet financiare do të mbulohen nga fondet qendrore dhe buxheti i Bashkisë Tiranë për shoqëritë e transportit urban”, u shpreh Ristani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GRUAN ME ÇEKIÇ/ Shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Motoçiklisti përplaset nga një automjet. Dërgohet në gjendje kritike në spital

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT