• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Motoçiklisti përplaset nga një automjet. Dërgohet në gjendje kritike në spital
Home
Breaking News

AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Motoçiklisti përplaset nga një automjet. Dërgohet në gjendje kritike në spital

22 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “VW”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me autoambulancë, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe disiplinimin e qarkullimit të mjeteve, pasi për disa minuta është krijuar edhe ngarkesë në rrugë.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se automjeti tip “VW” ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta me targa të huaja është përplasur me të. Megjithatë, këto mbeten ende versione paraprake dhe pritet verifikimi i plotë i dinamikës së aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet gjithashtu edhe pajisja regjistruese e kaskës së motoçiklistit, e cila pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË PALLATIN TE FARMACIA 10/ Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës
Previous article TAKIMI ME RAMËN NË ATHINË/ Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT