• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Shqipëria arrin me sukses të pengojë përshkallëzimin e situatës, vijojnë përpjeket për gjetjen e…
Home
Breaking News

ZJARRET NË VEND/ Shqipëria arrin me sukses të pengojë përshkallëzimin e situatës, vijojnë përpjeket për gjetjen e…

4 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa shumë zona bregdetare në rajon dhe në kontinent po luftojnë njëkohësisht zjarret, që nga Italia, Greqia, Turqia, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria gjithashtu po përballet me këtë situatë të rrezikshme që vijon prej disa ditësh, së cilës i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme.

Zjarret kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit në 13 rrethe nga veriu në jug, nga Shkodra, Lezha, Puka, e Elbasani, në Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë ku 9 vatra zjarri janë aktive, në pyje, kullota dhe prona private.

Në të gjitha zonat me përfshira nga flakët, janë shpërndarë forca ushtarake dhe të emergjencës civile, por së pari për shkak të rrugëve të ngushta dhe pamundësive fizike që zjarrëfikëset të arrijnë në këto zona e nga ana tjetër pikërisht sepse vendet fqinje e partnere po përballen me të njëjtën situatë, lufta kundër këtyre zjarreve po zgjatet në kohë.

Megjithatë shmangia e përshkallëzimit të situatës është arritur me sukses, me izolimin e vatrave të zjarrit në shumicën e qarqeve, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë të bashkërendojnë aktivitetin për të menaxhuar këtë situatë.

Në Gjirokastër pas punës së palodhur të Forcave të Armatosura, punonjësve të bashkisë, të shërbimit pyjor dhe forcave zjarrfikëse u shuan të gjitha vatrat e zjarrit.

Në këtë qark u shënua për fat të keq edhe një viktimë, ndërsa për shkak të flakëve është lënduar dhe dërguar në spital bashkëshortja e tij për të marrë trajtim mjekësor.

Bashkia e qytetit mundësoi mbrëmë evakuimin e të gjithë banorëve të rrezikuar nga zjarri, në tre fshatra të Gjirokatrës, të cilët u akomoduan në hotele me shpenzimet e bashkisë, e cila bëri thirrje që banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave të shpëtimit.

Forcat operacionale vijojnë të luftojnë për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, po ashtu edhe në Vaun e Dejës ku vatra e Cukalit është izoluar pothuajse e tëra.

Në Fushë-Arrëz, Dibër, Skrapar dhe Elbasan po ashtu janë izoluar vatrat, edhe pse zjarri vijon të jetë aktiv.

Nga ana tjetër, qeveria ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të përballuar situatën e kjo e fundit tashmë ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar vendet e rajonit të Mesdheut.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Emergjencat Civile të Bashkimit Europian, në Shqipëri do të mbërrijnë 2 helikopterë, një nga Çekia dhe tjetri nga Holanda për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve nga ajri.

Përveç përpjekjeve heroike të Forcave të Armatosura shqiptare dhe ndihmës që pritet të vijë nga partnerët, ulja e temperaturave apo reshjet pritet të ndihmojnë në zbutjen e të të nxehtit afrikan.

Problemi kryesor është se teksa qeveria lufton për të mbrojtur jetën e banorëve dhe për të shmangur dëmet e mëtejshme materiale, këto nuk janë zjarre të paqëllimshme, të shkaktuara vetëm nga thatësira dhe i nxehti përvëlues, por në shumicën e tyre shkaktohen nga dora e njeriut.

Në Vlorë, policia ka arrestuar tre shtetas të dyshuar si autorët e zjarreve që kanë përfshirë jugun e vendi, ndërsa në total janë ndaluar 6 persona për zjarrëvënie të qëllimshme.

Qeveria shqiptare vijon përpjekjet për të shuar zjarrin, e nga ana tjetër vijon edhe hetimet për të zbuluar fajtorët, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me strukturat e policisë.

Ministri Peleshi tha se ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe që do të vijojë të punohet paralelisht si për të shuar zjarret, ashtu edhe për të kapur e dënuar personat përgjegjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATHINA E MBULUAR NGA TYMI/ Dhjetëra qytetarë përfundojnë në spitale
Previous article PAMJET E FUNDIT/ Përkeqësohet situata e zjarrit në Fushë-Arrës. RREZIKOHET të digjet...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT