Është përkeqësuar situata nga riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Gjirokastër, mësohet se janë asfiksuar 10 banorë.
“BalkanWeb” publikon pamjet ku shihet se tymi dhe flakët kanë “pushtuar” disa fshatra të qytetit të gurtë.
Ndërkohë, siç raporton gazetarja Metaj, ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Në video shihen Forcat e Armatosura, që marrin banorët mes tymit, i cili është futur në fshatra.
Aktualisht situata nga zjarri është jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.


