• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat
Home
Nderkombetare

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

9 August, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Provinca kanadeze Columbia British ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi një zjarr i fuqishëm , me përhapje të shpejtë shkatërroi banesa, bllokoi banorë dhe detyroi më shumë se 20 mijë persona të largoheshin nga shtëpitë e tyrë.

Kryeministri i provincës David Eby mori vendimin, teksa nga mbi 100 vatra zjarri që po digjeshin gati gjysma e tyre ishin jashtë kontrollit, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe thatësirës së zgjatur.

I gjithë qyteti i Summerland, me rreth 12 mijë banorë, u urdhërua të evakuohej gjatë natës, së bashku me rreth 8 mijë persona në zonën e Peachland.

Autoritetet thanë se disa banorë mbetën të bllokuar dhe u desh të shpëtoheshin me helikopterë, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijuan kontrollet për persona të tjerë të mbetur pas vijës së zjarrit.

Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje dhe brenda pak orësh u përhap në rreth 50 kilometra katrorë, duke përparuar me shpejtësi drejt Summerland.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan banesa të përfshira nga flakët, ndërsa banorët largoheshin mes rrugëve të rrethuara nga zjarri.

Kanadaja është përballur vitet e fundit me sezone gjithnjë e më shkatërruese zjarresh, duke shkaktuar evakuime masive dhe përhapje të tymit në zona të gjera të Kanadasë dhe SHBA-ve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit
Previous article MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT