• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTOMJETET NË “SITË” NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTOMJETET NË “SITË” NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

9 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve, pas shqetësimeve të shumta për manovra të rrezikshme dhe shkelje që cenojnë sigurinë në rrugë.

Gjatë dy ditëve të fundit janë proceduar penalisht 19 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Mjetet e tyre janë sekuestruar.

Në kuadër të kontrolleve janë vendosur gjithashtu 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Pjesa më e madhe e gjobave, 371, janë vendosur për drejtuesit që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve.

Procedohen penalisht 19 shtetas, sekuestrohen 19 motomjete elektrike dhe vendosen 530 masa administrative, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit.

Në vijim të kontrolleve të intensifikuara me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, veçanërisht atyre ku përfshihen motomjetet, dhe nga shqetësimet e shumta lidhur me manovrat e rrezikshme të kryera me to, shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë vijuar kontrollet ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Gjatë kontrolleve të kryera në dy ditët e fundit janë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa leje drejtimi përkatëse. Për këta shtetas ka nisur procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa motomjetet janë sekuestruar.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

-371 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-76 masa për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat e dedikuara për këmbësorët;
-28 masa për kryerje manovrash dhe mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara;
-21 masa për shkaktim zhurmash nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave (marmitave);
-18 masa për motomjete pa shenja dalluese/targa;
-10 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-6 masa për drejtim pa leje drejtimi përkatëse.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore Tiranë apelon për drejtuesit e motomjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të pajisen me leje drejtimi, të përdorin kaskën mbrojtëse dhe të shmangin çdo manovër të rrezikshme që mund të cenojë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat
Previous article PËRLESHJA NË BURGUN E FIERIT/ Transferohen dy të dënuar, 6 policë nën hetim për neglizhencë

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

PËRLESHJA NË BURGUN E FIERIT/ Transferohen dy të dënuar, 6 policë nën hetim për neglizhencë Aktualitet

PËRLESHJA NË BURGUN E FIERIT/ Transferohen dy të dënuar, 6 policë nën hetim për neglizhencë

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT