Disa vatra zjarri janë përhapur ditën e sotmë në parcela ullishteje dhe në pemtari.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në në Matomar, një zonë midis fshatrave Stjar, Kostar dhe Vllahat, në bashkitë Delvinë dhe Finiq.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Delvina dhe Finiqi. Ndërsa për fikjen e zjarrit po punon edhe shërbimi pyjor me banorët e zonës.



