• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E XHAJËS DHE NIPIT NË SHKODËR/ Policia gjurmon vendndodhjen e telefonit të…
Home
Breaking News

ZHDUKJA E XHAJËS DHE NIPIT NË SHKODËR/ Policia gjurmon vendndodhjen e telefonit të…

31 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur kanë kaluar 8 ditë nga denoncimi i dy familjeve për zhdukjen e Gëzim Hysajt dhe Agron Mollajt, dajë dhe nip, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar për fatin e tyre.

Hysaj dhe Mollaj humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e 23 gushtit, ndërsa që prej asaj dite nuk kanë ende asnjë të dhënë. Bashkëshortja e Gëzim Hysajt, duke folur për ngjarjen ka deklaruar se 56-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në Postribë rreth orës 20:20, duke i thënë se do të takonte një shok në qytetin e Shkodrës.

Saimira Hysaj, nënë e katër fëmijëve, tregon se e ka telefonuar burri rreth një orë më pas, por nuk i është përgjigjur. Ndërsa kur ka provuar për herë të dytë, numri i ka dalë i fikur.

“Nuk dimë asgjë. Kemi shkuar në Polici dhe na kanë thënë që jemi në kërkim e sipër. Na kanë mbajtur me shpresa deri tani. Nuk ka bërë as ndonjë krim, asnjë ngatërresë apo asgjë të keqe, ndaj ne duam që të gjendet”, shprehet ajo. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe bashkëshortja e Agron Mollajt, Merita. Nëna e tre fëmijëve thotë se nuk di të japë asnjë shpjegim për zhdukjen e bashkëshortit të saj. Ashtu si edhe në rastin e dajës së tij, edhe Agroni ka dalë nga shtëpia duke thënë se do të takonte një shok për kafe dhe më pas nuk është kthyer më.

“Ishte ora 21:30, doli dhe mendova se do kthehej. Që atë natë, nuk e dimë se ku ndodhet, as se çfarë i ka ndodhur”, shprehet Merita, duke shtuar se burri as telefonin nuk e kishte marrë me vete. Të dyja familjet kanë bërë denoncim në Polici në orët e para të datës 24 gusht, ndërsa ende nuk kanë asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur me dy kryefamiljarët. Mësohet se Policia deri tani nuk ka rënë në gjurmët e dy shtetasve dajë dhe nip. Gëzim Hysaj, baba i katër fëmijëve, është një punëtor i thjeshtë në bujqësi, ndërsa punonte dhe në një punishte ari dhe sermi në qytetin e Shkodrës.

Kurse nipi i tij, Agron Mollaj, baba i tre fëmijëve, punonte në një servis motorësh që e kishte hapur para shtëpisë së tij në Dobraç. Edhe pse e gjithë ngjarja ngjan si kriminale, grupi hetimor që po merret me zbardhjen e çështjes po përpiqet të zbulojë vendndodhjen e tyre përmes tabulateve të telefonit të Gëzim Hysajt. Sipas bashkëshortes së tij, ajo e ka telefonuar rreth orës 21:30 për t’i thënë që të kthehej në shtëpi për të ngrënë darkën, por nuk i është përgjigjur dhe më pas telefoni ka dalë i fikur. Përmes gjurmimit të vendndodhjes nga sateliti, hetuesit kanë kërkuar informacion nga kompania celulare që t’i japë vendin ku ndodhej telefoni i 56-vjeçarit në orën që i ka telefonuar bashkëshortja, për të zbuluar më pas diçka më shumë mbi këtë ngjarje misterioze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sarri fol pa "dorashka"/ Këtij lojtari i falem symbyllur, i kam besuar fatin tim tek Chelsea
Previous article E DINIT JU? Për Xhelal Mziun, Bashkia e Kamzës është... Biznes lokal! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT