• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZGJOHUNI ME NJË MESAZH NGA UNË DHE NE TË PAGJUMIT”/ Pipero apel: Mbi 20 të shtruar në një ditë. Po ju lutem, maska dhe distanca
Home
Sociale

“ZGJOHUNI ME NJË MESAZH NGA UNË DHE NE TË PAGJUMIT”/ Pipero apel: Mbi 20 të shtruar në një ditë. Po ju lutem, maska dhe distanca

21 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur infeksionist që gjatë këtyre muajve është kthyer në një nga zërat më të fortë të informimit për COVID-19 Pëllumb Pipero, iu bën apel qytetarëve të përdorin maska dhe të ruajnë distancën. Pipero shkruan se është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, duke iu referuar Malit të Zi dhe më trishtuese të dëgjosh se janë mbi 20 të sëmurë që shtrohen në një ditë në spital.

Ndaj ai lutet që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.

Ndryshe, thotë ai do na ktheni shumë mbrapa në kohe, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën! Pipero kërkon që qytetarët të dëgjojnë specialistët pasi qeveria nuk ka asgjë në dorë.

MESAZHI I PLOTË
Nuk dua t’ju zgjoj,
por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit!
Është rishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë.
Dhe pse vallë?!
Mos virusi u zhduk! Mos vallë pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minute!
Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?!
Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës?
JO
Virusi është ende midis nesh!
Ne ende nuk kemi një vaksinë!

Ne ende nuk kemi një ilaç ndaj tij!
Po si dhe me çfarë mund ta luftojmë?!
Vetëm me një armë!
Me distancë dhe me Maskë!
Ndaj sot, në fillim të kësaj dite të re, po ju lutem:
Ruani distancën dhe mbani maskën!
Ndryshe do na ktheni shume mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!
Ju lutem me dëgjoni SOT
Nesër është shumë vonë!
Qeveria nuk ka asgjë në dorë!
Gjithçka është në duart tona!
Ju lutem me dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistët!
Maska dhe distanca!
Vetëm kaq mjafton!
Kaq pak, për te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet çdo dite!
Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maske dhe distancë!

Pipero Fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAZILI MBI 1 MILIONË TË INFEKTUAR NGA COVID-19/ Numri i të vdekurve shkon rreth 50 mijë
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Identifikohet viktima. Policia... (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT