Zgjerohet vatra e të infektuarve në qytetin e Durrësit.
Mësohet se pas infektimit të një punonjëse të administratës së bashkisë, edhe një punonjëse e zyrës së Urbanistikës ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët, pasi të gjithë zyrtarët janë vendosur në karantinë.
Kujtojmë që ditën e sotme janë raportuar 69 raste të reja me Covid, shifër kjo më e lartë e shënuar që nga fillimi i pandemisë. Nga 69 rastet e reja, pesë prej tyre janë në Durrës.


